Endri Vrushaj 34 vjeç humbi jetën ndërsa Alban Elezi 36-vjeç dhe Gisi Shehu (Kristi Greku) 37-vjeç mbetën të plagosur në aksidentin pranë fshatit Vodicë në Berat.
Newsbomb.al mëson se mjeti tip “Porsche” me të cilin udhëtonin të rinjtë ka rënë nga ura në një përrua. Endri Vrushaj nuk i mbijetoi plagëve ndërsa të plagosurit mësohet se janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Pamje nga vendngjarja
Forca të shumta policie, mes tyre edhe dy zëvendësdrejtorët e Policisë Berat, Shkëlqim Xhezairi dhe Fran Kaçorri ndodhen në vendin e ngjarjes.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë.