Hilsn

Kjo është surpriza që Mateo i bëri Brikenës për Shën Valentin

Atmosfera e Shën Valentinit është ndjerë edhe brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, ku Mateo ka vendosur të surprizojë Brikenën me një gjest romantik dhe simbolik.

Pas afrimitetit të dukshëm të orëve të fundit, banori ka zgjedhur një mënyrë origjinale për t’i shprehur pëlqimin e tij, duke përdorur ambientet e dhomës së gjumit për të përcjellë mesazhin.

Mateo ka rreshtuar disa kanaçe pijesh energjike mbi shtratin e bardhë, duke formuar inicialet “TKXH”. Kur Brikena ka hyrë në dhomë dhe ka parë shkrimin, e ka pyetur Mateon për kuptimin e këtyre shkronjave.

Ai i ka shpjeguar menjëherë se mesazhi i koduar do të thotë “Të Kam Xhan”. E emocionuar dhe duke buzëqeshur, Brikena e ka shoqëruar momentin duke kënduar vargjet “të kam shpirt e të kam xhan”.

Ky moment romantik është përmbyllur me një përqafim të ngrohtë mes dyshes në korridor, duke përforcuar edhe më shumë lidhjen që po krijohet mes tyre brenda shtëpisë.