.
Hilsn

‘Vajza e Mirit ishte shumë keq pas takimit me të atin…’ Miku i këngëtarit flet për gjendjen e rënduar të Artistes

Takimi mes Mirit dhe vajzës së tij, Tisit, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, u komentua gjerësisht në rrjet.

Disa zëra kritikë e cilësuan qëndrimin e vajzës si të “ftohtë” apo të distancuar, por e vërteta është krejt ndryshe dhe shumë më prekëse.

I ftuar sot në “Wake Up”, miku i ngushtë i Mirit, Roland Hysi, ka treguar detaje ekskluzive nga ajo natë, duke qenë se ai shoqëronte Tisin dhe bashkëshorten e Mirit, Rabean, në ambientet e Top Channel.

Rolandi ka hedhur poshtë kategorikisht aludimet për ftohtësi, duke shpjeguar se 13-vjeçarja ishte në një gjendje shoku emocional për shkak të peshës së kamerave dhe situatës.

“Unë isha bashkë me Tisin dhe Rabean kur vajtëm për surprizën dhe Tisi ka qarë shumë pasi ka dalë nga surpriza. Ka qenë shumë e emocionuar, e ngrirë. Për ça është interpretuar pse ka qenë e ftohtë, në fakt ka qenë emocion i jashtëzakonshëm (është 13 vjeç),” tregoi ai.

Ai shtoi se presioni i skenës është i madh edhe për të rriturit, jo më për një fëmijë që del për herë të parë në TV:

“Atë që ajo kishte përgatitur për ta thënë, që mezi i doli, ishte për shkak të emocioneve… Tisi s’ka dalë ndonjëherë në TV dhe të kesh gjithë vëmendjen, të bën të dalësh disi nga vetja.”

Sipas Rolandit, ky takim ishte jetik për Mirin, veçanërisht pas deklaratës së ashpër të babait të Selinës, e cila e kishte tronditur aktorin.

“Mirit i bëri shumë punë kjo surprizë. Pas deklaratës së të atit të Selin ishte në terr absolut për çka bëhet jashtë… Unë e pashë në fytyrë që u pre nga deklarata,” tha Hysi.

Megjithatë, ai parashikon se loja e Mirit dhe raporti me Selin nuk do të ndryshojnë rrënjësisht:

“Nuk mendoj se do ndryshojnë lojë (Miri & Selin). Janë aty për lojë. Si Miri, si Selin s’ka asgjë për të dëmtuar moralin.”

×