Hilsn

Veprimet e Marinës dhe Getoarit ndezij thashetheme për krizë në marrëdhënie

Getoar Selimi dhe Marina Vjollca, një nga çiftet më të njohura të showbiz-it shqiptar, janë bërë sërish temë diskutimi pas një detaji që ka ngritur pikëpyetje tek ndjekësit e tyre.

“Panorama” shkruan se prej kohësh Marina nuk ka pëlqyer asnjë nga postimet e Getoarit në rrjetet sociale, gjë që ka ndezur dyshime mbi një krizë në marrëdhënien e tyre. Ky veprim, ndonëse i vogël, ka mjaftuar që të hapë një valë spekulimesh online.

Ndërkohë, të tjerë ndjekës janë skeptikë, duke e parë si një rastësi pa ndonjë kuptim të veçantë.

As Marina dhe as Getoari nuk kanë reaguar deri më tani, duke lënë hapësirë për interpretime të ndryshme.

×