Hilsn

Tronditëse në vend! Gruaja hidhet nga kati i tretë i pallatit, humb jetën

Një 81-vjeçare, e identifikuar si Liza Gjonaj i ka dhënë fund jetës këtë të enjte, duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në Rrëshen, ndërsa e moshuara ka humbur jetën në vendngjarje.

“Rreth orës 11:00, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte,

shtetasja Liza Gjonaj, 81 vjeçe, e cila si pasojë, ka humbur jetën në vendngjarje”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

×