Hilsn

Ngjarje e rëndë ne Irland! Humb jetën 2-vjeçarja në kopsht, ja çfarë filmuan kamerat e sigurisë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik, pasi një vajzë e vogël vetëm

2 vjeçe ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi u mbyt nga një bizele teksa ndodhej në kopshtin “Little Explorers Center” në Irlandë.

Sipas raportimeve nga media vendase dhe dëshmive gjatë hetimeve në Gjykatën e Koronerit në Dublin, vogëlushja Lauren Boland u mbyt menjëherë pas konsumimit të drekës.

Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë se ajo filloi të shfaqte shenja shqetësimi në orën 12:06, vetëm pak minuta pasi iu servir ushqimi.

Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se një pjesë shumë e vogël e bizele ka bllokuar rrugët e frymëmarrjes në pikën më të ngushtë të tyre, duke shkaktuar pasoja fatale.

Familja e Laurenit ka folur me dhimbje për humbjen e vajzës së tyre, duke e përshkruar atë si një fëmijë plot jetë, të buzëqeshur dhe pa asnjë problem shëndetësor më parë.

Babai i saj kujtoi momentin e fundit me të bijën, teksa ajo tregoi me gisht hënën dhe tha “diell”, në rrugën për në kopësht — një kujtim që tani mbetet i gdhendur thellë në zemrën e tij.

“Askush nuk duhet të kalojë këtë dhimbje,” u shpreh familja, duke ndarë historinë me publikun me shpresën që tragjedia e tyre të rrisë ndërgjegjësimin për rreziqet e mbytjes tek fëmijët e vegjël.

×