Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës mbrëmjen e kaluar nuk kaloi pa momente tensioni, ku protagonisti absolut ishte kapiteni Granit Xhaka, i cili u përball me një pritje të papritur nga tifozët.
Zvicra arriti të sigurojë kualifikimin direkt në Kampionatin Botëror 2026 falë barazimit 1:1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Megjithatë, festa e kualifikimit për Xhakën u zbeh nga sjellja e publikut vendas, i cili gjatë ndeshjes e vërshëlleu mesfushorin me origjinë shqiptare, një gjest që ai nuk e kishte parashikuar kurrë në vendlindje.
Në reagimin e tij menjëherë pas ndeshjes, Xhaka u shfaq i prekur dhe nuk e fshehu zhgënjimin për këtë situatë. Ai u shpreh: “Jam definitivisht i befasuar, është gjëja e fundit që kam pritur, posaçërisht këtu në shtëpi. Të them të drejtën, kjo më dhemb, por duhet ta pranoj dhe të përqendrohem te futbolli…”
Ky rrëfim i sinqertë i mesfushorit tregon se pavarësisht suksesit në fushë dhe sigurimit të biletës për në Botëror, nata në Prishtinë la një shije të hidhur për shkak të këtij raporti të tensionuar me tifozërinë në atë që ai e quan “shtëpi”.





