Hilsn

Miku i ngushtë i Gjestit flet për gjendjen e tij pas vd*kjes së të vëllait!

DJ i njohur Gimbo dhe miku më i ngushtë i Gjestit, ka dhënë së fundmi një intervistë për Shpend Lipën, ku ka folur për rrugëtimin e tij muzikor dhe marrëdhënien e veçantë që ka me artistin.

Gjatë bisedës, Gimbo ka treguar se Gjesti ka qenë frymëzimi dhe shtysa kryesore në karrierën e tij, duke theksuar se besimi i ka ndihmuar të arrijnë suksesin që ata kanë sot.

“Ne jemi dyshja që gjithmonë kemi besuar se mund të arrijmë më lart”, tha ai.

Kur u pyet nëse do të merrte pjesë në Big Brother VIP, DJ-ja e mori pyetjen me humor dhe hodhi poshtë mundësinë për t’u bërë pjesë e spektaklit.

“Nuk do të ishte fer të fitoja dy herë”, u shpreh ai, duke qeshur.

Gjatë intervistës, Gimbo foli edhe për humbjen e papritur të Eldionit, vëllait të Gjestit, duke e cilësuar si një tragjedi që ka tronditur të gjithë.

“Për ne ka qenë një bam, Zoti i mëshiroftë ata. Ngushëllime për familjen. Falenderoj të gjithë ata që ishin pranë”, u shpreh ai me emocion.

Sipas Gimbos, Gjesti po kalon një periudhë të vështirë, por ka filluar ta përballojë më mirë dhimbjen dhe po gjen forcë përmes familjes.

“Momentalisht është mirë, po rri me familjen”, tha ai, duke treguar mbështetje për mikun e tij në këtë kohë të vështirë.

Kjo është hera e parë që një person i afërt me Gjestin flet publikisht për gjendjen e tij pas humbjes së vëllait.

×