Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, është dërguar me urgjencë ditën e sotme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), pas komplikacioneve shëndetësore.
Burime spitalore bënë të ditur se ish-kreu i shtetit është paraqitur në spital me vështirësi në frymëmarrje.
Menjëherë pas mbërritjes, ai është shtruar në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës së Kardiologjisë, ku ndodhet nën monitorim intensiv nga stafi mjekësor.
Sipas zyrës së shtypit dhe informacioneve spitalore, për momentin parametrat jetësorë të ish-presidentit Moisiu janë stabël.
Mjekët janë duke vlerësuar situatën në dinamikë për të përcaktuar momentin e përshtatshëm për të kryer një ndërhyrje (intervent) të nevojshme.





