Hilsn

Aksident tronditës në vend! Humb jetën kalimtari, ja cfarë dyshohet

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Durrësit.

Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar në zonën e Portit, ku një automjet tip “Benz” ka përplasur një shtetas i cili po lëvizte me biçikletë.

Fatkeqësisht si pasojë e kësaj përplasje ka ndërruar jetë 68-vjeçari që po qarkullonte me biçikletë,

ndërkohë që shoferi 28-vjeçar i mjetit është shoqëruar për në Komisariat.

“Rreth orës 18:44, në rrugën e re të portit, në vendin e quajtur “Marfish”,

automjeti tip Benz, që drejtohej nga shtetasi L. K., 28 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin R. M., 68 vjeç. Si pasojë e aksidentit, 68-vjeçari ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi L. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, ka bërë me dije paraprakisht Policia e Durrësit.

×