Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në një dhomë hoteli, ku shtetasi grek S. N., 72 vjeç, është gjetur pa shenja jete.
Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij në momentin e ndodhjes së ngjarjes.
Autoritetet kanë kryer këqyrjen e trupit dhe nuk janë konstatuar shenja dhune.
Nga hetimet e para, dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale.
Rasti po trajtohet nga policia dhe nuk ka dyshime për përfshirje të palëve të treta, ndërsa hetimet paraprake konfirmojnë mungesën e elementeve të dhunës.
Njoftimi i policise:
Më datë 20.09.2025, në një dhomë hoteli ka ndërruar jetë shtetasi grek S. N., 72 vjeç, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëshortja. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe, nga kryerja e veprimeve të para hetimore, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.