Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Dh*na në familjen mbretërore, Gjykata DENON Princ Lekën, shpall të pafajshme Elia Zaharinë! Ja VENDIMI

    0
    By admin on January 21, 2025 Të Fundit

    Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për Princ Leka Zogun, Elia Zaharinë dhe Gjergj Zaharinë, të tre të akuzuar për dhunë në familje.

     

    Gjyqtarja Migena Laska në seancën e sotme dënoi me 1 vit burg Princ Lekën, me 10 muaj Gjergj Zaharinë si dhe shpalli të pafajshme Elia Zaharinë.

    Princ Leka Zogu u dënua me 1 vit burg lidhur me dhunën në pallatin mbretëror, ngjarje e ndodhur në mars 2024 dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 8 muaj dhe u vendos pezullim në 16 muaj shërbim prove, për akuzën “Dhuna në familje”.

    Për Gjergj Zaharinë 10 muaj burg, babain e Elias ku me gjykim të shkurtuar dënimi zbret në 6 muaj e 20 ditë. Gjykata vendosi ta pezullojë dënimin në 1 vit e 40 ditë me kusht.

    E njëjta gjyqtare shpalli pafajësi për Elia Zaharinë, pasi fakti nuk përbën vepër penale. Të tre personat të cilët u morën si të pandehur për “dhunë në familje”, u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

    Ngjarja e cila u filmua nga Princ Leka dhe u bë virale në rrjet ndodhi brenda Pallatit Mbretëror në rrugën “Murat Toptani” pasditen e 5 marsit 2024.

    Ndërkohë, më 25 prill Gjykata e Tiranës vendosi zgjidhjen e kurorës martesore mes Princ Lekës dhe aktores së njohur.

    Leka Zogu ka pranuar nga ana e tij, që vajza 3-vjeçare të lihet nën kujdesin e nënës, Elia për t’u përgjigjur për kujdesin dhe edukimin e saj.

    Në vendimin e Gjykatës thuhej se çifti, prindër të një vajze të vogël, kanë vendosur të ndahen pasi kanë pasur konflikte të vazhdueshme, mungesë komunikimi dhe se kishin ndërprerë bashkëjetesën.

    Dhe pikërisht më 5 mars, konfliktet e çiftit u bënë publike. Në videon e publikuar Leka, babai i Elias dhe vetë ajo, konfliktoheshin fizikisht mes tyre. Ndërkohë pas këtyre pamjeve, ata përfunduan në Gjykatë, me urdhër mbrojtjeje ndaj njëri-tjetrit.

    Më herët Princ Leka hodhi dyshime se kjo video është nxjerrë nga struktura e Policisë, apo dhe vet nga Prokuroria. Mirëpo, këto pretendime të Princit janë hedhur poshtë pasi organi i akuzës doli në konkluzion se kjo video ka dalë nga vetë Princi, i cili ishte krijuesi dhe poseduesi i këtij materiali filmik.

    elia zaharia princ leka
    Previous Article‘Ditë jo të mira ju presin…’ Meri Shehu bënë parashikimin e ‘HIDHUR’, ja cfarë pritet t’iu ndodh këtë javë
    Next Article Si e lejon Luizi të postojë këto foto? Kiara Tito rrit ‘TEMPERATURAT NE RRJET’, poston foto me bikini nga pushimet
    Të Fundit

    Dhimbje e madhe! Humb jetën aktori i njohur, ja për kë bëhet fjalë

    August 24, 2025

    ‘Një ditë me trazira, cudira dhe plot frikëra…’ Yjet ju paralajmërojnë për këto ndryshime madhore

    August 24, 2025

    Tronditese! Gruaja në vend i vë fIakën vetes, humb jetën

    August 24, 2025
    Tv Show

    EMRAT/ Aksidenti tragjik në Sarandë, ja kush janë dy motrat që humbën jetën, 20vjec edhe…

    August 24, 2025

    Tjetër aksident i rëndë në vend, babë e bir përplasen nga makina

    August 24, 2025

    Aksident i rëndë në vend, dy të vd*kur dhe një i lënduar

    August 24, 2025
    Horoskopi

    ‘Një ditë me trazira, cudira dhe plot frikëra…’ Yjet ju paralajmërojnë për këto ndryshime madhore

    August 24, 2025

    Një ndikim të fuqishëm te ju! Hëna e Zezë, ja cilat shenja do pësojnë ndryshime rrënjësore

    August 24, 2025

    ‘Shumë gjëra të paqarta që do ju trazojnë mendimet!’ Horoskopi për sot, përgadituni për një ditë të vështirë!

    August 23, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ju futen thonjtë në mish? Ylli Merja tregon kurën natyrale që ju shpëton në pak ditë

    February 4, 2025

    Ju ënjten këmbët? Ja çfarë fshihet pas, Ylli Merja sjell kurën natyrale…

    June 21, 2025

    Vetëm 1 Lugë Sodë Buke Shuan Djegien e Zemrës Brenda Minutash – Ja Si Funksionon Ky Truk i Shpejtë Natyral!

    June 18, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.