Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Dhimbje dhe vaj i madh/ Përcillet për në banesën e fundit 12 vjecari që ndërroi jetë tek Trauma. Momente të trishta dhe shumë…

    0
    By admin on January 9, 2025 Të Fundit

    Përcillet sot për në banesën e fundit, 12-vjeçari, Leo Sadiku, që ndërroi jetë papritur në spitalin e Traumës në Tiranë.

     

    Në fund të dhjetorit i mituri u dërgua në spitalin e Korçës me simptoma të gripit (me të vjella dhe temperaturë të lartë), dhe u trajtua në spitalin e Korçës në reanimacion.

    Pasi u përmirësua ai u nxor nga spitali. Ndërkohë që dy ditë më parë i mituri u dërgua me urgjencë tek Trauma në Tiranë.

    Familjarët e tij thanë jashtë kamerave se 12-vjeçari u shtrua në pavionin e Covid.

    “Djali jonë nuk ishte për aty ata duhet ta ndiqnin ne reanimacion”, u shpreh familjari, duke shtuar se: “U shtrua aty dhe filloi të kishte të vjella të pandërprera, ja komunikoja këtë infermieres dhe më thoshte që nuk ka mundësi.”

    Gjithashtu shtoi se i mituri nuk vuante as nga diabeti as nga zemra, “por nga mjekimet e shumta diabeti ditën e fundit i shkoi 200”.

    Lidhur me vdekjen e 12-vjecarit reagoi dje edhe QSUT.

    Në njoftimin e shpërndarë për mediat, QSUT sqaroi se 12-vjeçari është diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë.

    “Pavarësisht kujdesit maksimal dhe trajtimeve të kryera sipas protokolleve mjekësore, ndarja nga jeta e pacientit ka qenë e pamundur të parandalohet”, sqaron QSUT.

    Njoftimi:

    QSUT i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së 12-vjeçarit L.S në këtë moment të vështirë.

    Nisur nga interesi i publikut për rastin tragjik të ndarjes nga jeta të 12-vjeçarit, informojmë se pacienti L.S. është hospitalizuar në Spitalin Pediatrik të QSUT më datë 7 janar 2024 dhe ka ndërruar jetë më datë 8 janar 2025, në orën 01:45, në Shërbimin e Terapisë Intensive Pediatrike. Pas ekzaminimeve të kryera, pacienti është diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë.

    Pavarësisht kujdesit maksimal dhe trajtimeve të kryera sipas protokolleve mjekësore, ndarja nga jeta e pacientit ka qenë e pamundur të parandalohet.

    Duke mirëkuptuar dhimbjen e familjes dhe interesin e publikut, QSUT riafirmon përkushtimin për transparencë dhe për ofrimin e trajtimeve më të mira për çdo pacient.

    12 vjecari leo sadiku te fundit vdekje
    Previous ArticlePo marrin ‘HAK’? Produksioni i BBVK bënë lëvizjen e PAPRITUR në lidhje me Gjestin, marrin këtë VENDIM!
    Next Article ‘Do u shtohen lekët, do gjejnë dashurinë dhe do kenë mbarësi…’ Njihuni me 4 shenjat e horoskopit që lënë TERSIN pas!
    Të Fundit

    Djali i tyre i mori jetën 14 vjecarit, familjarët e autorit braktisin shtëpinë! I frikësohen h*kmarrjes

    August 15, 2025

    A do kemi më ditë për plazh? Meteorologia e njohur jep lajmin e papritur, ja cfarë do ndodh!

    August 15, 2025

    Ngjarje e rëndë! U rrëzua në kanion, humb jetën 56 vjecari!

    August 15, 2025
    Tv Show

    Iku i nxehti ekstrem, ja kur freskohet moti: Mund të ketë edhe reshje shiu

    August 15, 2025

    Tërmeti i fortë ‘shkund’ vendin/ Ja epiqendra dhe magnituda

    August 15, 2025

    Zbardhen rolet e familjarëve në vr*sjen e 14-vjeçarit: Xhaxhai pastroi thikën, ndërsa babai…

    August 15, 2025
    Horoskopi

    ‘Një hije e zezë dp ju…’ E Premte e trishtueshme, ja cfarë i pret këto shenja!

    August 14, 2025

    Gati për t’iu ndryshuar jeta! Këto 5 shenja të horoskopit do përballen me të papriturat javën e ardhshme!

    August 14, 2025

    Përzierje emocionesh dhe ngjarjesh! Yjet do SHTANGIN në mbrëmje, ja cfarë i pret këto shenja!

    August 14, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ylli Merja: Ja si të kuroni spondiliartrozën me çaj dëllinje. “Këshillat për…

    May 2, 2025

    Ju ënjten këmbët? Ja çfarë fshihet pas, Ylli Merja sjell kurën natyrale…

    June 21, 2025

    I hani qepët e njoma çdo ditë? Ja përfitimet e jashtëzakonshme në shëndetin tuaj

    June 2, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.