.
Hilsn

‘Ajo është beqare, mua më pret familja jashtë…’ Miri “shpërthen” ndaj Selinit dhe bënë deklaratën e fortë

Prime-n e djeshëm të “BBVA5”, Miri duhej të hapte kutinë e Pandorës që të mësonte një të mirë dhe të keqen që do e priste në vijm.

E mira nga hapja e kutisë, ishte takimi i banorit me të bijën. Por e keqja u bë shkak i krisjes së marrëdhnëies së tij, me Selinin, me të cilën ai ka qenë i afërt që në fillim të këtij edicioni të “Big Brotherit”.

Mësohet se e keqja që i erdhi atij, ishte momenti i përballjes së tij me informacion nga jashtë, më konkretisht deklaratat e babait të Selinit, ndaj tij.

Ndonëse informacionin e marrë nuk mund ta ndajë me banorët e tjerë, Miri pas prime-t të djeshëm, ka komentuar me banorët marrëdhënien e tij me Selin.

Ai është shprehur se afrimiteti mes tyre më i dëmshëm është për atë sesa për Selinin, me argumentin se banori është i martuar dhe jashtë e pret familja e tij, ndërsa banorja është beqare.

Reagimi i Mirit për marrëdhënien me Selinin: Isha unë burrë i martuar, ajo ishte gocë beqare. Kam marrë unë halle, se unë do ndahesha nga gruaja nesër, po ajo? Do i thoshin thjesht “O ti, si shkon me 50-vjeçarin? Unë nuk lej as gruan, nuk lej as kalamonin dhe jam prapë këtu ku jam. E di për çfarë jam xheloz?

Ne gjatë ditës konsumonim shumë pak kohë bashkë, se ishim te krevati. Në fund të ditës, dinim ku t’i bënim muhabetet.Në momentin që u ndamë nga krevati, ajo dhe unë u afruam më shumë gjatë ditës. Edhe kot, jo për të bërë lojë, për të bërë situata. Me ardhjen e Gimbos, kjo koha mua më iku.

×