Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Zbardhen rolet e familjarëve në vr*sjen e 14-vjeçarit: Xhaxhai pastroi thikën, ndërsa babai…

    0
    By admin on August 15, 2025 TvShow

    Detaje të reja tronditëse janë bërë publike nga vrasja e 14-vjeçarit Erald Xhejo, ngjarje e ndodhur më 14 gusht në fshatin Pirg, Maliq.

    Burime nga hetimet tregojnë qartë përfshirjen aktive të familjarëve të autorit, Enedio Guri, në përpjekje për të fshehur provat dhe për të shmangur arrestimin e të miturit.

    Sipas të dhënave të siguruara nga News24, Roland Guri, xhaxhai i autorit, ka marrë thikën me të cilën u krye krimi, e ka larë për t’i hequr gjurmët e gjakut, dhe më pas e ka futur në xhep.

    Babai i autorit, Edison Guri, ka ndihmuar të birin të fshihet në një banesë tjetër për të shmangur arrestimin.

    Edhe Flori Çela, 34 vjeç, është vënë nën hetim, pasi makina e tij u përdor nga Enedio për t’u larguar nga vendi i krimit, duke sjellë ndaj tij akuzën e moskallëzimit të krimit.

    Të dy adoleshentët, viktima dhe autori, ishin të shoqëruar nga shokët e tyre në momentin e përplasjes fatale.

    Katër të mitur u arrestuan pas ngjarjes për moskallëzim të krimit dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

    Nga hetimet rezulton se konflikti mes dy të rinjve kishte nisur rreth një vit më parë, dhe rifilloi pas një takimi të rastësishëm në një lokal të fshatit, ku grindja nisi me fjalët “Pse më shikon?”, duke përfunduar me një goditje të vetme me thikë në zemër ndaj viktimës.

    Autori, Enedio Guri, ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike, dhe ende nuk është marrë në pyetje. Dëshmia e tij pritet të merret në praninë e avokatit, psikologut dhe familjarëve, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për “vrasje me dashje”.

    Arrestimet dhe provat e sekuestruara

    Policia e Korçës ka arrestuar 8 persona në lidhje me këtë ngjarje:

    • Enedio Guri, 14 vjeç, për “vrasje me dashje” dhe “drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt”

    • Edison Guri (babai) dhe Roland Guri (xhaxhai), për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”

    • Flori Çela, për “moskallëzim krimi”

    • 4 të mitur, për “moskallëzim krimi” dhe “pengim të drejtësisë”

    Policia ka sekuestruar thikën e krimit, automjetin me të cilin u tentua arratisja, si dhe 5 celularë.

    Previous ArticleA do kemi më ditë për plazh? Meteorologia e njohur jep lajmin e papritur, ja cfarë do ndodh!
    Next Article Djali i tyre i mori jetën 14 vjecarit, familjarët e autorit braktisin shtëpinë! I frikësohen h*kmarrjes
    Të Fundit

    Lëkundje të forta tërmeti në këtë vend! Ja cfarë raportohet!

    August 15, 2025

    Djali i tyre i mori jetën 14 vjecarit, familjarët e autorit braktisin shtëpinë! I frikësohen h*kmarrjes

    August 15, 2025

    A do kemi më ditë për plazh? Meteorologia e njohur jep lajmin e papritur, ja cfarë do ndodh!

    August 15, 2025
    Tv Show

    Iku i nxehti ekstrem, ja kur freskohet moti: Mund të ketë edhe reshje shiu

    August 15, 2025

    Tërmeti i fortë ‘shkund’ vendin/ Ja epiqendra dhe magnituda

    August 15, 2025

    Zbardhen rolet e familjarëve në vr*sjen e 14-vjeçarit: Xhaxhai pastroi thikën, ndërsa babai…

    August 15, 2025
    Horoskopi

    ‘Një hije e zezë dp ju…’ E Premte e trishtueshme, ja cfarë i pret këto shenja!

    August 14, 2025

    Gati për t’iu ndryshuar jeta! Këto 5 shenja të horoskopit do përballen me të papriturat javën e ardhshme!

    August 14, 2025

    Përzierje emocionesh dhe ngjarjesh! Yjet do SHTANGIN në mbrëmje, ja cfarë i pret këto shenja!

    August 14, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Pse na dhembin këmbët? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet të shqetësohemi

    February 3, 2025

    Ja pse duhet te konsumoni majdanozin, limonin dhe mjaltin

    May 5, 2025

    Ju futen thonjtë në mish? Ylli Merja tregon kurën natyrale që ju shpëton në pak ditë

    February 4, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.