Një ngjarje rëndë është regjistruar këtë të martë në qytetin e Elbasanit, ku ka ndërruar jetë 22-vjeçari Klaus Veliaj,
i cili nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra në një aksident rrugor të ndodhur tre ditë më parë.
Aksidenti ndodhi gjatë fundjavës në fshatin Letan, në njësinë administrative Bradashesh,
ku motomjeti që i riu drejtonte u përplas me një automjet bujqësor.
Si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur edhe drejtuesi i mjetit bujqësor dhe një person tjetër, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa, Klaus Veliaj pësoi dëmtime të rënda dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Megjithë përpjekjet e mjekëve, i riu nuk mundi të shpëtojë dot plagëve të marra, duke ndërruar jetë tre ditë pas aksidentit.a





