Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    “Top Channel” me njoftim zyrtar pas incidentit në Big Brother VIP Albania

    0
    By admin on April 13, 2025 TvShow

    Pas incidentit të ndodhur gjatë transmetimit

     

    live të mbrëmjes së djeshme në spektaklin “Big Brother VIP Albania”,

     

    ku ish-banori Jozi Marku goditi fizikisht konkurrentin Gjestin në momentin e eliminimit, televizioni Top Channel ka reaguar me një deklaratë zyrtare.

    Në njoftim, Top Channel e cilëson ngjarjen si “një akt të papranueshëm dhune”, i cili u transmetua në kohë reale dhe u ndoq nga një publik i gjerë kombëtar.

    “Top Channel dënon me vendosmëri çdo formë dhune dhe rithekson angazhimin e tij ndaj standardeve më të larta të etikës profesionale, përgjegjësisë publike dhe komunikimit të sigurt,” – thuhet në deklaratë.

    Sipas televizionit, Big Brother Albania është një format që promovon lojën, spontanitetin dhe emocionin, por nuk toleron dhunën në asnjë formë. Ngjarja është vlerësuar si thellësisht në kundërshtim me frymën e programit dhe parimet themelore mbi të cilat funksionon platforma.

    Top Channel thekson se produksioni nuk ka pasur asnjë informacion apo indicie që mund të parashikonte një sjellje të tillë dhe se incidenti ndodhi në mënyrë të papritur, pa provokim të lidhur me formatin.

    Gjatë transmetimit, prezantuesi Ledion Liço reagoi menjëherë me një deklaratë para publikut:

    “Një akt i dhunshëm, i papranueshëm dhe thellësisht shqetësues ndodhi në një moment që duhet të ishte fundi i një përvoje, jo fillimi i një reagimi të tillë. Kjo sjellje nuk përfaqëson vlerat e Top Channel dhe as ato të Big Brother Albania.”

    “Ky incident nuk ishte i organizuar, i nxitur apo i parashikueshëm nga produksioni. Realiteti i një formati live mbart të papritura, por kjo nuk e justifikon kurrë dhunën.”

    Top Channel ka nisur rishikimin e plotë të protokolleve të sigurisë dhe transmetimit, duke siguruar se do të merren të gjitha masat për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla në të ardhmen.

    Në fund të deklaratës, televizioni konfirmon se do të bashkëpunojë me institucionet përgjegjëse dhe se publiku do të informohet për çdo zhvillim të mëtejshëm.

    “Integriteti i përmbajtjes, siguria e pjesëmarrësve dhe respekti për audiencën mbeten parime themelore të punës së këtij institucioni mediatik.”

    Previous ArticleIncidenti Jozi-Gjesti/ Reagimi më i ashpër vjen nga Flor Binaj, “shperthen” ndaj LEDIONIT (Video)
    Next Article Thellohet skandali…”S*lmohet” edhe G Bani pasi i doli në mbështetje Gjestit!
    Të Fundit

    ‘Motra ime 6 vjecare vd*q se…’ Laert Vasili tregon arsyen SH0KUESE të vd*kjes së motres!

    June 7, 2025

    Lëkundje të forta tërmeti në Greqi, ja cfarë raportohet!

    June 7, 2025

    ‘Më preve krahët, sa projekte kishe…’ Ky është 20 vjecari i cili u vetëv*r në Pogradec!

    June 7, 2025
    Tv Show

    Debat i ashpër me G Banin dhe Vserlon kur ishin me pushime, Klajdi zbulon çfarë ndodhi mes tyre…

    June 6, 2025

    Zhgënjimi shpërthen në rrjete: Çfarë bëri Gjesti që i ktheu fansat kundër? (FOTO)

    June 6, 2025

    Fat dhe sukses në karrierë! Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të favorizohen në dekadën e ardhshme

    June 6, 2025
    Horoskopi

    Askush nuk do e donte këtë lajm! Gjithçka kthehet ‘përmbys’ për këto tri shenja të horoskopit

    June 6, 2025

    Do ju lulëzojë leku dhe fati! Këto 4 shenja të horoskopit do mbushen me të mira në Qershor

    June 5, 2025

    Ditë të bardha dhe lumturie për këto shenja të horoskopit! Shumë lekë dhe dashuri…

    June 4, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ylli Merja: Ja si të përdorni bananet në trajtimin e problematikave shëndetësore

    April 30, 2025

    Ylli Merja: Si të shpëtoni nga stresi, ankthi e depresioni /Personat e prekur nga stresi mund të pinë…

    May 1, 2025

    Keni dhimbje të gjurit? Ja kura natyrale që do jua largojë dhimbjet përgjithmonë

    February 5, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.