Hilsn

‘Kërkon nëna djalë, e djali nuk përgjigjet…’ Aksidenti tragjik i merr jetën 25 vjecarit në lule të rinisë

Personi që shihni në foto është 25-vjeçari i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme pasi motori i tij u aksidentua në aksin rrugor “Tepelenë-Bënç”, ai është identifikuar si Ergest Qenani.

I riu mësohet se ndërkohë që drejtonte motorin, ka humbur kontrollin e tij dhe më pas është rrëzuar ku për pasojë u dëmtua.

Më pas ai u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Ergest Qenani do të përcillet për në banesën e fundit, ditën e nesërme, në fshatin Turan.

Njoftimi i Policisë/Dje

Pasditen e sotme, në aksin rrugor “Tepelenë-Bënç”, shtetasi E. Q., 25 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë u dëmtua dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

25-vjeçari ka humbur jetën në spital në mbrëmje, si pasojë e plagëve, pavarësisht ndihmës mjekësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

×