Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Ngjarje tr*nditëse! Vr*tet grupi i njohur muzikor (FOTO dhe DETAJE)

    0
    By admin on May 30, 2025 Të Fundit

    Dhuna e bandave të krimit të organizuar që vazhdon të përfshijë Meksikën

    ka marrë jetën e një grupi muzikor me pesë anëtarë, të dyshuar për vrasje nga një kartel në një shtet veriperëndimor në kufi me Shtetet e Bashkuara, konfirmuan të enjten prokurorët vendas.

    Nëntë persona janë arrestuar deri më tani si pjesë e hetimit që po zhvillohet për të përcaktuar “rrethanat në të cilat u vranë anëtarët e grupit Fugitivo”, tha prokurori i shtetit Tamaulipas, Irving Barrios, pasi u zbuluan trupat.

    Tamaulipas konsiderohet si një bastion i mafias jashtëzakonisht të dhunshme, përfshirë Kartelin e Gjirit, i cili ka të ngjarë të jetë pas rrëmbimit dhe vrasjes së muzikantëve.

    Karteli i Gjirit është ndër tetë bandat latino-amerikane – përfshirë gjashtë meksikane – që u shtuan në shkurt nga administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump në listën e zezë të “organizatave terroriste” të huaja.

    Sipas hetimit të deritanishëm, pesë muzikantët, që fillimisht u raportuan të zhdukur, të moshës 20 deri në 40 vjeç, kishin shkuar në një bar në qytetin kufitar të Reynosa të dielën për të luajtur “norteñas”.

    Gjatë hetimit të tyre, autoritetet u çuan në një zonë ku “u gjetën pesë trupa të pajetë”, tha një zëdhënës i shërbimeve të sigurisë së Tamaulipas në mediat sociale.

    Artistët ishin njoftuar të shkonin të luanin në një dyqan në qendër të qytetit. Por kur mbërritën në Reynosa, zbuluan se vendi që u ishte thënë nuk ishte gjë tjetër veçse një copë tokë e zbrazët, sipas anëtarëve të familjeve të viktimave, të cilët njoftuan autoritetet për zhdukjen e tyre.

    Motra e njërit prej muzikantëve, e cila kërkoi të mos identifikohej për arsye sigurie, tha se kishte marrë telefonata nga të huaj që e shantazhuan pas zhdukjes së tyre.

    Ajo tha gjithashtu se u kishte raportuar autoriteteve vjedhjen e dy makinave që u përkisnin anëtarëve të grupit.

    Anëtarët e familjes dhe muzikantët nga grupe të tjera muzikore organizuan një demonstratë para bashkisë në Reynosa të mërkurën, përpara se të vazhdonin me bllokimin e urës që lidh qytetin meksikan me Farr të Teksasit, për një farë kohe.

    Këngët e zhanrit norteñas janë emblematike të muzikës tradicionale të fshatit meksikan (kitarë, fizarmonikë, kontrabas) dhe mund të konsiderohen kushërira të zhanrit polka, sipas ekspertëve. Grupi Fugitivo kishte disa qindra transmetime mujore në platformën Spotify.

    Muzikantët në Meksikë janë shpesh shënjestra të kërcënimeve nga organizatat kriminale. Disa prej tyre paguhen për të kompozuar dhe interpretuar këngë që lavdërojnë anëtarët e karteleve, narkokoridot famëkeq.

    Disa qytete i kanë ndaluar narkokorridot. Presidentja Claudia Sheinbaum ka thënë se do të preferonte që “Meksika të këndonte për paqen dhe kundër varësive” dhe sugjeroi mbajtjen e një konkursi për atë që do të tërhiqte një audiencë të moshës 18-34 vjeç.

    Pothuajse 6,000 persona janë regjistruar për të marrë pjesë në këtë konkurs, deklaroi në fillim të muajit Sekretarja (red. Ministrja) e Kulturës Claudia Curiel. Gjatë prezantimit zyrtar, konkursi synon të nxjerrë në pah “narrativat” e reja, veçanërisht rreth “dashurisë” dhe mungesës së saj, por edhe rreth “madhështisë së Meksikës”.

    Artistë të tjerë meksikanë, përfshirë grupin tradicional të njohur ndërkombëtarisht Los Ángeles Azules dhe grupe roku si Molotov dhe Café Tacvba, janë gjithashtu shënjestruar nga kriminelët, por në rastet e tyre ishte thjesht vjedhje e pajisjeve dhe instrumenteve muzikore.

    grupi muzikor vdekje
    Previous ArticleHabit me deklaraten konkurrentja e ‘Përputhen’: “Dua 20 mijë € në muaj edhe te kesh ka…
    Next Article Aksident i rëndë! 19 vjecari i merr jetën 39 vjecarit shqiptare, zbardhen detajet!
    Të Fundit

    Ish konkurenti i Ferma Vip plas deklaratën B0MB për Big Bastën!

    June 20, 2025

    Fati i sotëm nuk do ju vijë më në dorë! Një ditë që duhet shfrytëzuar në maksimum!

    June 20, 2025

    Humbje e madhe në politikë! Mbyll sytë ish kryebashkiaku i Pukës

    June 20, 2025
    Tv Show

    Ndahet nga jeta mjeku që nuk e ndërpreu asnjëherë shërbimin ndaj qytetarëve edhe pse u be Kryebashkiak…

    June 20, 2025

    Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

    June 19, 2025

    Rrjeti po zien/ Ndahet çifti i dashur, Sara dhe Dj Pm?

    June 19, 2025
    Horoskopi

    Fati i sotëm nuk do ju vijë më në dorë! Një ditë që duhet shfrytëzuar në maksimum!

    June 20, 2025

    Ruani qetësinë, sot do të merrni lajmin e padëshiruar! Partneri/ja po ju tradhëton, ja si do e zbuloni

    June 19, 2025

    A jeni gati për të kaluar verën më ‘TERBUESE’ të jetës? Ja 3 shenjat e horoskopit që do ‘CMENDET’ nga…

    June 18, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Doktori ndan shenjat paralajmëruese të sëmundjes së mëlçisë, që shfaqen në lëkurën tuaj

    April 30, 2025

    Bajame të infektuara? Ju duhen vetëm 3 përbërës që i keni në shtëpi / Ja kura e plotë nga Ylli Merja

    February 3, 2025

    Probleme me fryrjen e barkut dhe jashtëqitjen? Mund të vuash nga sindroma e zorrës së irrituar/ Ja ç’duhet të bëni

    February 4, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.