Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Jonada e vogël humbi jetën, Gjykata e Vlorës shpall të pafajshëm 5 efektivët e policisë. familjarët ‘E padrejtë!’

    0
    By admin on July 16, 2025 Të Fundit

    Ditën e sotme në Gjykatën e Vlorës është mbajtur seanca për 5 efektivët e policisë të cilat ishin në detyre në Potam ditën kur tragjikisht u vra 7-vjeçarja Jonada Avdiaj.

    Gjykata e Vlorës ka shpallur të pafajshëm pesë efektivët e policisë të akuzuar për shpërdorim detyre, ndërsa familjarët e vogëlushes e kanë quajtur këtë vendim të padrejtë.

    Në seancën përfundimtare, prokurorja kërkoi dënimin e secilit prej tyre me nga 1 vit e 6 muaj burg, por Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë i shpalli të gjithë të pafajshëm.

    Gjyshi i së ndjerës, Ismet Avdiaj, mbajti fjalën e tij në sallën e gjyqit. Pas përfundimit të seancës, ai u shpreh se ndihet thellësisht i zhgënjyer nga drejtësia. Sipas tij, të gjitha pretendimet që ai paraqiti gjatë procesit nuk u morën parasysh, dhe vendimi i gjykatës për të shpallur të pafajshëm efektivët e akuzuar është zhgënjyes dhe i padrejtë.

    Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht 2022 në plazhin e Potamit, në Himarë. Jonada Avdiaj vetëm 7 vjeç, humbi jetën tragjikisht pasi u godit për vdekje nga skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase, teksa ajo po lahej në breg të detit së bashku me babain e saj.

    Gjykata e Vlorës e dënoi Arjan Tasen me 18 vite burg për “vrasje me dashje”, në bazë të nenit 76 të Kodit Penal. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, ai përfitoi ulje të një të tretës së dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 12 vite burgim.

    Ndërkohë, veçmas u gjykua edhe çështja ndaj tetë efektivëve të tjerë, të akuzuar për shpërdorim detyre. Prokuroria e Vlorës i cilësoi ata përgjegjës për mungesën e masave të sigurisë në plazhe gjatë sezonit turistik, çka sipas saj, kontribuoi në ngjarjen tragjike. Por më 16 korrik 2025, pas tri viteve proces gjyqësor, Gjykata e Vlorës vendosi t’i shpallë të gjithë të pafajshëm.

    arjan tase gjykata e Vlores jonada avdiaj vlore
    Previous ArticleLoredana Brati në një lidhje dashurie me këngëtarin e njohur? Ja detaji që po habit rrjetin
    Next Article ‘Vetëm një vëlla kisha, një dritë syri…’ Motra e Renis Dobres përlot rrjetin ‘Një pIagë që s’mbyllet kurrë…’
    Të Fundit

    Aksident i rëndë në vend, përpIasen 2 makina, 5 persona pIagosen!

    July 17, 2025

    Tronditëse! Gruaja gjendet e p*jetë në banesën e saj në Sarandë

    July 17, 2025

    Ndodh në Itali! Shoferi përplas për vd*kje dhe lë në mes të rrugës gruan, vetë ia mbath

    July 17, 2025
    Tv Show

    Mevlani na prezanton me vajzën, emocionon me fjalët e ëmbla

    July 17, 2025

    Horoskopi ditor për nesër, e Premte 18 Korrik 2025

    July 17, 2025

    Erdhi në Shqipëri për pushime, 15-vjeçari polak bie nga ballkoni i katit të katërt

    July 17, 2025
    Horoskopi

    Lumë si këto 4 shenja! Fat, mbarësi dhe lekë të madh deri në fund të vitit

    July 17, 2025

    Gati për të shkëlqyer! E Enjtja është dita me fat për këto 2 shenja sipas Paolo Fox

    July 16, 2025

    Debate të ashpra që do ju trazojnë jetën! Kjo e Martë nuk do jetë dita juaj, ja cfarë thonë yjet

    July 15, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ylli Merja: Ja si të përdorni bananet në trajtimin e problematikave shëndetësore

    April 30, 2025

    10 shenja që trupi po ju tregon qartë: Keni probleme me veshjat!

    May 15, 2025

    Hithra kundër dhimbjeve të artritit… tri mënyra si ta përdorni

    April 29, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.