Hilsn

I ndodh e papritura Elvis Shkambit pasi vr*u gjyqtarin e Apelit

Pas ngjarjes tragjike në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u ekzekutua me armë zjarri gjatë një seance gjyqësore, rrjetet sociale janë përfshirë në një valë reagimesh që kanë tejkaluar çdo kufi.

Ndërkohë që komente të shumta në rrjet kanë justifikuar apo madje edhe mbështetur aktin e dhunshëm të autorit Elvis Shkambi, së fundmi është hapur edhe një faqe GoFundMe për mbledhje fondesh në ndihmë të autorëve të krimit, Elvis dhe Gjon Shkambi, nën sloganin “Support for legal rights for all”.

Fushata, e shpërndarë dhe e organizuar nga një familjar i tyre, Francesk Shkambi, kërkon mbështetje financiare për të siguruar “mbrojtje ligjore profesionale dhe të pavarur” për dy të akuzuarit. Deri më tani janë mbledhur mbi 8000$.

Në përshkrimin e gjatë të kësaj nisme, ngjarja e përgjakshme paraqitet si “pasojë e një sistemi të korruptuar drejtësie dhe dështimesh institucionale”, duke u përpjekur ta kthejë autorin e krimit në një simbol të “padrejtësisë shtetërore”.

×