Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin e Damasit të Larisës në orët e para të mëngjesit të së enjtes,
ku një 49-vjeçare, pronare e një furre buke, humbi jetën në mënyrë të tmerrshme gjatë punës.
Sipas informacioneve paraprake, gruaja fatkeqe u aksidentua për vdekje pasi flokët e saj u ngatërruan në makinën që përgatiste brumin që përdorej në furrë.
Pavarësisht reagimit të menjëhershëm të punonjësve të saj dhe ndërhyrjes së EKAB-së,
e cila mbërriti shpejt në vendngjarje, mjekët nuk arritën ta shpëtonin jetën e saj.
Autoritetet policore kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit
dhe për të verifikuar nëse janë respektuar masat e sigurisë në vendin e punës.





