Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Humbje dhe trishtim! Ndërron jetë aktorja e njohur, nuk mbahen lotet!

    0
    By admin on August 25, 2025 Të Fundit

    Kinematografia spanjolle është në zi pas ndarjes nga jeta të aktores së njohur Verónica Echegui, e cila ndërroi jetë të dielën në një spital të Madridit, në moshën 42-vjeçare.

    Mediat lokale raportojnë se ajo po luftonte në heshtje me kancerin, një diagnozë që u mbajt private nga ekipi dhe familja e saj.

    Echegui, e lindur në Madrid më 1983, kishte mbi 30 role në filma dhe seriale, duke u bërë një nga figurat më të rëndësishme të kinemasë spanjolle në dy dekadat e fundit. Ajo fitoi famë me rolin kryesor në filmin “Yo soy la Juani” (2006), që i solli një nominim për çmimin Goya si Aktorja e Re më e Mirë.

    Karriera e saj përfshinte role të spikatura si në filmin “My Prisoner’s Yard” (2008), në “The Cold Light of Day” (2012) përkrah Sigourney Weaver dhe Bruce Willis, si dhe në projektet ndërkombëtare “Fortitude” (2015–2017), “Book of Love”, “Explota Explota” (2020) dhe “Objetos” (2022). Roli i saj i fundit ishte në serialin e Apple TV+ “Love You To Death”, i publikuar këtë vit.

    Lajmi ka tronditur botën e artit dhe fansat e saj. Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez e përshkroi atë si “një aktore me talent të jashtëzakonshëm dhe përulësi të madhe, që na la shumë herët.” Edhe aktori i madh Antonio Banderas shkroi në rrjetet sociale: “Kinemaja spanjolle është në zi për humbjen e Verónica Echegui. Ngushëllime familjes dhe miqve të saj.”

    Ngushëllime prekëse erdhën edhe nga aktori argjentinas Juan Diego Botto, i cili tha: “Jam i tronditur nga humbja e aktores së madhe Verónica Echegui. Një humbje e madhe për kinemanë tonë.”

    Fansat gjithashtu e kanë përkujtuar si një “legjendë që u shua shumë shpejt”, duke ndarë mesazhe dhimbjeje dhe dashurie në rrjete sociale.

    Përveç karrierës në film dhe televizion, Verónica ishte një zë i fuqishëm kundër abuzimeve seksuale në industrinë e kinemasë. Në një intervistë të vitit 2020, ajo kishte treguar se ishte përballur tri herë me sulme seksuale gjatë punës së saj.

    Ndërsa Spanja e kujton me nderim dhe dhimbje, trashëgimia e Verónica Echegui mbetet e gjallë në filmat dhe mesazhet e saj të guximshme.

    vdekje Verónica Echegui
    Previous ArticleI zhdukur prej 19 ditësh/ Gjendet trupi i pajetë i biznesmenit të njohur në det (Foto)
    Next Article Çfarë po ndodh në Vorë? Policia dhe disa ambulanca në vendngjarje, dyshohet për ngjarje të rëndë…
    Të Fundit

    Mbrëmje e errët! Aksident me vd*kje në vend, humb jetën një grua!

    August 26, 2025

    Me zërin që ju dridhet, me zemrën e copëtuar flasib për herë të parë prindërit e dy motrave që humbën jetën!

    August 26, 2025

    Mos mendoni që erdhi vjeshta, ja sa pritet të shënojë termometri ditën e nesërme!

    August 26, 2025
    Tv Show

    Aksidenti tragjik që u mori jetën 2 motrave! Drejtori i Shërbimeve Publike në Sarandë publikon mesazhin e fundit të tyre

    August 26, 2025

    Me zërin që ju dridhet, me zemrën e copëtuar flasin për herë të parë prindërit e dy motrave që humbën jetën

    August 26, 2025

    Nuk gabojnë kurrë! Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që kanë intuitë të theksuar

    August 26, 2025
    Horoskopi

    ‘Tronditje të rrufshme…’ Meri Shehu shkund shenjat me paralajmërimin e saj, ja cfarë ka për t’iu thënë!

    August 25, 2025

    ‘Ciftet e kësaj shenje do pësojnë lëkundje të mëdha, beqarët do kenë takime…’ Yjet paralajmërojnë ngjarje të mëdha në dashuri!

    August 25, 2025

    ‘Një ditë me trazira, cudira dhe plot frikëra…’ Yjet ju paralajmërojnë për këto ndryshime madhore

    August 24, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Keni dhimbje të gjurit? Ja kura natyrale që do jua largojë dhimbjet përgjithmonë

    February 5, 2025

    Bajame të infektuara? Ju duhen vetëm 3 përbërës që i keni në shtëpi / Ja kura e plotë nga Ylli Merja

    February 3, 2025

    Ylli Merja: Ja si të kuroni spondiliartrozën me çaj dëllinje. “Këshillat për…

    May 2, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.