Hilsn

Aksident i rëndë/ Punonjësi i pastrimit humb jetën në vend (Emri)

Një aksident me pasojë vd*kje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peqin–Elbasan.

Një furgon është përplasur me një makinë pastrimi (automjet i mbeturinave), duke shkaktuar humbjen e jetës së një punonjësi të pastrimi, i identifikuar si shtetasi Bedri Dedaj.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë e goditjes ka ndërruar jetë në vendngjarje punonjësi i mbeturinave, i cili ndodhej pranë mjetit të punës në momentin e aksidentit.

Policia dhe shërbimet emergjente ndodhen në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për përcaktimin e përgjegjësive.

×