Hilsn

Ish banorja e BBA bëhet nënë për herë të dytë, bene deklaraten e papritur ‘Më rroftë që e mbajta 9 muaj në bark se…’

Moderatorja dhe ish-banorja e “Big Brother Albania”, Alba Çobaj, është bërë nënë për herë të dytë.

Lajmin e ka ndarë vetë ajo në rrjetet sociale, ku ka publikuar një foto emocionuese nga momentet e para pas lindjes së të birit, Tomas.

Në një postim në Instagram, Alba shprehet: “Lumturia pa filtra! Zoti na bekoi sërish me një engjëll sot në orët e para të mëngjesit.”

Djali i saj ka ardhur në jetë në javën e 41-të të shtatzënisë, pikërisht në ditën kur familja kishte vendosur ta quante Tomas.

Me humor, Alba ndau më tej edhe një moment personal në “story”, ku shkruan:

“Të rroftë që e mban 9 muaj, kalon gjithë ato peripeci, duron dhimbjet e lindjes dhe në fund ke riprodhuar sërish burrin. Tomas është kopje e Sofias në çdo detaj, si s’më ngjau asnjëri mua, më Zotin!”

Moderatorja është tashmë nënë e dy fëmijëve dhe vijon të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale fragmente të sinqerta nga jeta e saj familjare.

 

×