Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    E rëndë! Vetëvr*tet në b*rgun e Recit i dënuari, dyshohet që…

    0
    By admin on June 27, 2025 Të Fundit

    Një ngjarje e rëndë është zbuluar pas një hetimi disa mujor në burgun e sigurisë së lartë në Reç,

    ku një i dënuar dyshohet se është vetëvarur si pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike të ushtruar ndaj tij nga efektivë të sigurisë. Për rastin, Prokuroria e Shkodrës ka marrë të pandehur gjashtë ish-punonjës policie për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve arbitrare”, kryer në bashkëpunim.

    I ndjeri është identifikuar si Edmond Piraniqi, 44 vjeç, i dënuar për vjedhje. Ngjarja ka ndodhur më 29 qershor 2024, kur ai u gjet i vetëvarur me një çarçaf në dhomën nr. 17 të godinës nr. 5 (“Veçim”) të burgut. Fillimisht ai u gjet me shenja jete dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal Shkodër, por nuk mundi të mbijetonte.

    Sipas dosjes hetimore të prokurorisë, 6 punonjës të burgut, konkretisht Besmir Likaj, Elvis Bajrakurtaj, Fatmir Bushati, Indrit Duli, Senadi Bajrakurtaj dhe Fatjon Bajrakurti, dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj të dënuarit, duke e futur më pas në izolim, ku ai ndërmori aktin fatal.

    Një nga dëshmitarët kyç të ngjarjes, punonjësi Altin Shaba, ka deklaruar se Piraniqi kundërshtoi shoqërimin për në izolim dhe u fut në dhomë pa pranga, i shoqëruar nga grupi i sigurisë. Ai ka treguar se e kishte parë të dënuarin në gjendje të rënduar emocionale, ndërsa dëshmitë përforcohen nga raporti i incidentit të hartuar pak minuta para vendosjes në veçim.

    Prokuroria ka ngritur akuzat për “Shkaktim të vetëvrasjes” dhe “Kryerje të veprimeve arbitrare” dhe ka çuar çështjen në Gjykatën e Shkodrës, ku në ditët në vijim pritet që gjashtë ish-gardianët të japin llogari për rolin e tyre në ngjarjen tragjike.

    Hetimet për rastin po vijojnë, ndërsa çështja ka ngjallur reagime të forta për mungesën e mbikëqyrjes dhe dhunën sistematike brenda institucioneve penitenciare./Oranews

    burgu recit te fundit vetvrasje
    Previous ArticleNjë tjetër aksident i rëndë në vend: Makina përpIas motorin, 16 vjecari përfundon në spital
    Next Article Fotot tregojnë gjithcka/ Ledri Vula në pushime bashkë me Xhensilën dhe Ajkën?
    Të Fundit

    Del fotoja, ky është autori që i mori jetën 14 vjecarit! Ja cfarë shkruante ‘Shfaqem kur s’ta pret mendja…’

    August 14, 2025

    E qara në kup të qiellit/ ‘Më lini të shoh djalin tim…’ nëna e 14 vjecarit të vr*rë ‘SHKUND’ spitalin! (Video)

    August 14, 2025

    Vr*sja e 14-vjeçarit në Maliq, dalin pamje tronditëse nga vendi i ngjarjes (Foto)

    August 14, 2025
    Tv Show

    E premte e veshtire per shenjen e… Horoskopi ditor për nesër, e Premte 15 Gusht 2025

    August 14, 2025

    “Shfaqem kur ty s’ta pret mendja…”, ky është 14-vjeçari që vr*u moshatarin! Foto dhe tatuazh me a*më

    August 14, 2025

    Ngjarje e rëndë në vend/ Djali 14 vjeç humb jetën pasi u q*llua në lokal nga moshatari që mbeti i pl*gosur

    August 14, 2025
    Horoskopi

    ‘Një hije e zezë dp ju…’ E Premte e trishtueshme, ja cfarë i pret këto shenja!

    August 14, 2025

    Gati për t’iu ndryshuar jeta! Këto 5 shenja të horoskopit do përballen me të papriturat javën e ardhshme!

    August 14, 2025

    Përzierje emocionesh dhe ngjarjesh! Yjet do SHTANGIN në mbrëmje, ja cfarë i pret këto shenja!

    August 14, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Doktori ndan shenjat paralajmëruese të sëmundjes së mëlçisë, që shfaqen në lëkurën tuaj

    April 30, 2025

    Ylli Merja tregon `frutin magjik` qe bën mrekulli tek diabetiket

    May 1, 2025

    Probleme me fryrjen e barkut dhe jashtëqitjen? Mund të vuash nga sindroma e zorrës së irrituar/ Ja ç’duhet të bëni

    February 4, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.