Ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Burime spitalore bëjnë me dije për Euronews Albania se prej 11 ditësh ish-kryeministri ndodhet në reanimacion në një spital privat në kryeqytet.
Mësohet se Nano ka bërë vdekje klinike (arrest kardiocirkulator) në shtëpi para 11 ditësh,
është rikthyer ne jetë nga ekipi i mjekëve të spitalit privat.
Aktualisht është në gjendje të rëndë me dëmtime të mëdha të trurit dhe reagim vetëm ndaj dritës.
“Pacienti ka disa ditë i hospitalizuar në terapinë intensive në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator.
Aktualisht pacienti konsiderohet gjendje shumë e rëndë dhe me prognozë shumë të rëndë”, bëjnë me dije burime zyrtare nga spitali për Euronews Albania.
Fatos Nano, 73 vjeç pre kohësh vuan nga probleme të mushkërive.