Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Arrestohet ish-burri i Arbana Osmanit!

    0
    By admin on July 3, 2025 TvShow

    Në kuadër të një operacioni të gjerë të Prokurorisë së Fierit dhe Policisë së Shtetit të zhvilluar këtë të mërkurë, raportohet se mes të arrestuarve është edhe Ardit Kero, ish-drejtues i financës në kompaninë Bankers Petroleum Albania dhe ish-bashkëshorti i moderatores së njohur, Arbana Osmani.

    Kero dyshohet si një nga personat kyç në zbatimin e skemave të evazionit fiskal, manipulimit financiar dhe pastrimit të parave, të cilat lidhen me aktivitetin shumëvjeçar të kompanisë Bankers në zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës.

    Operacioni përfshiu edhe ndalimin e disa drejtuesve të huaj të kompanisë, përfshirë shtetasin kinez Hongping Xiao, aktualisht administrator i Bankers Petroleum, si dhe ish-drejtues të tjerë me kombësi kineze dhe kanadeze.

    Dyshohet se përmes faturave fiktive, fryrjes së investimeve dhe shmangies sistematike të detyrimeve tatimore, është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm ekonomik.

    Hetimet tregojnë se përmes këtyre skemave janë devijuar dhjetëra milionë euro, të cilat më pas dyshohet se janë përdorur për blerje pasurish luksoze dhe transaksione të tjera në vend dhe jashtë tij.

    Kompanitë mëmë të Bankers Petroleum janë të regjistruara në juridiksione offshore si Ishujt Cayman dhe Hong Kong, çka ka vështirësuar më tej transparencën dhe gjurmimin e pronarëve përfitues, në kundërshtim me detyrimet ligjore të përcaktuara në legjislacionin shqiptar.

    Gjykata e Lartë ka konfirmuar më herët një gjobë prej 80 milionë euro ndaj Bankers, e cila me detyrime të tjera financiare arrin vlerën totale prej 100 milionë euro. Megjithatë, deri më sot zbatimi i kësaj mase është vonuar, ndër të tjera edhe për shkak të ndërhyrjeve në nivele të ndryshme institucionale.

    Siç raporton portali “Prapaskena”, ky zhvillim pritet të ndezë debat rreth përgjegjësisë institucionale për një prej skandaleve më të mëdha ekonomike të viteve të fundit në vend.

    Previous ArticleKëto janë dy shenjat më pa fat për muajin korrik!!!
    Next Article “Do keni një pengesë”, horoskopi për ditën e sotme, 3 korrik 2025
    Të Fundit

    Aksident tr*nditës në vend! Humb jetën shoferi 29 vjecar, pIagoset pasagjerja

    August 17, 2025

    Ngjarje e paprecedentë! Rrëmbehet vajza para shtëpisë, kalimtari ndjek autorin dhe rikthen vajzën te familja

    August 17, 2025

    ‘Erald bir, të qaj sot si për tim bir!’ Reagon e prekur nëna e Martin Canit pas vr*sjes së një tjetër 14 vjecari në vend!

    August 17, 2025
    Tv Show

    Njihuni me 3 shenjat me fat të horoskopit për këtë javë! Fillime të reja, udhëtime dhe mundësi profesionale

    August 18, 2025

    Aks*dent në Ksamil, 23-vjeçari pl*goset rëndë pasi u p*rplas nga makina…

    August 18, 2025

    Horoskopi ditor, 18 gusht, shenjat më me fat

    August 18, 2025
    Horoskopi

    Gati për ta shijuar! Këto janë dy shenjat e horoskopit që do të jetojnë si mbretër deri ne Dhjetor!

    August 16, 2025

    Një mundësi e artë në anën financiare! Meri Shehu jep lajmin e BUJSHEM për këto shenja

    August 16, 2025

    Lot dhe dhimbje për këtë shenjë! Yjet japin lajmin e papritur, dritë jeshile për shenjat e tjera!

    August 16, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Pija që rrit më shumë presionin e gjakut – paralajmërimi i kardiologëve

    June 11, 2025

    Doktori ndan shenjat paralajmëruese të sëmundjes së mëlçisë, që shfaqen në lëkurën tuaj

    April 30, 2025

    Pse na dhembin këmbët? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet të shqetësohemi

    February 3, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.