I ftuar sonte në emisionin “Big Brother Radio”, ish-banori Seno Fishta, i cili përfundoi rrugëtimin e tij mbrëmjen e së shtunës pas një nominimi të hapur mes Keijsit dhe Kristit, ka ndarë detaje të drejtpërdrejta mbi përvojën brenda shtëpisë më të famshme në vend.
Kur u pyet nga moderatori Edea për “e keqja e domosdoshme” në Big Brother, Seno nuk kurseu komentet:
“Edhe Brikena i duhet lojës, pavarësisht se është manipulatore, por nuk mund ta fusim te niveli i Kristit. Janë profile krejt të ndryshme. Brikena mua më duket shumë fallco në të gjitha kuptimet. Nuk hajmë bar, Miss-i që thotë ‘dua të jetoj me vjehrrit’, kjo është një gjë… ne nuk po rrimë me prindërit tanë.”
Kur Atalanta e pyeti nëse Brikena shtiret, Seno sqaroi:
“Absolutisht po. Ajo ka gjetur një kimi dhe një lidhje para kamerave, dhe të gjitha vajzat e kishin vënë re. Dilte, fliste dhe e bënte publikun për vete. Manipulatore profesioniste. Unë e kam vënë re edhe brenda shtëpisë, ku ne ndanim detyrat e pastrimit dhe punëve të përditshme; ajo nuk bënte asgjë. Rrinte tre orë duke bërë make-up, ndërsa pjata e saj pesë minuta nuk e lahej. Janë gjëra që duhen bërë me vepra, jo me deklarata – dhe këto deklarata mund të jenë të mirëpërgatitura ose i ka gjetur në ChatGPT.”
Komenti i Senos, i drejtpërdrejtë dhe pa filtrat e zakonshme, ka hapur debat mes fansave të programit, duke vënë në qendër profilin e lojtarëve më strategjikë dhe manipulues brenda shtëpisë së Big Brother.





