Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    ‘Plakat’ janë tërbuar/ Hakil Osmani: Temperatura deri në -5 °C, çfarë do të ndodhë me motin këtë javë…

    0
    By admin on April 7, 2025 TvShow

    Hakil Osmani nga MeteoAlb tha këtë të hënë për Euroneës Albania

     

    se java ka nisur me dëborë në disa vende të territorit të Shqipërisë.

     

    Ai ka shpjeguar në vlera minimale dhe maksimale se si do të jenë temperaturat në vijim në vend dhe rajon. Sipas tij, nuk do të mungojnë as vranësirat në disa pjesë të vendit, por kryesisht do të kemi mot të qëndrueshëm e me diell.

     

    “Fillim java ka nisur me dimër në territorin shqiptar pasi kemi një rënie të ndjeshme të temperaturave. Vlerat minimale në qytetet e zonave malore janë regjistruar në minus 4 gradë celsius në Peshkopi kryesisht por edhe në qarkun e Korçës. Sa i përket pasdites do të kemi temperatura të ulëta në këtë muaj prill që ndodhemi, rreth 5 gradë më të ulëta sesa duhet të regjistrohen. Presim maksimume deri në 14 gradë celsius në Ultësirën Perëndimore. Në zonat malore kemi vlera jo më shumë se 7-8 gradë celsius. Edhe ditën e martë do të mbetemi në mbizotërimin e temperaturave të ulëta në vendin tonë me vlera minus 3 gradë”, tha Osmani.

     

    Meteorologu shpjegon se përmirësim të temperaturave do të shohim nga pjesa e dytë e javës, duke nisur nga dita e mërkurë.

    “Nga dita e mërkurë e në vijim, do të kemi një rritje të ndjeshme të temperaturave, duke bërë që në pjesën e dytë të javës të kemi një normalizim të temperaturave. Kjo rritje do jetë jo vetëm gjatë pasdites por edhe në orët e para të mëngjesit.

    Gjatë kësaj jave do të kemi një mot të qëndrueshëm, por në pjesën më të madhe të territorit shqiptar do të ketë kthjellime. Pasditeve kryesisht do të kemi momente të pakta me reshje shiu në zonat veriore, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të mbizotërohet nga një mot i qëndrueshëm”, tha ai.

    Osmani shpjegon se e njëjta situatë e kushteve meteotologjike ka qenë dhe në rajon, me temperatura të ulëta. Edhe në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, rritja e temperaturave do të nis që nga dita e mërkurë e në vijim.

    “Edhe në rajon kemi patur një rënie të ndjeshme të temperaturave. Do të kemi një rritje graduale duke filluar nga pjesa e dytë e javës. Sot dhe nesër do të ketë vranësira të shpeshta gjatë ditës duke sjellë flokë dëbore”, tha Hakil Osmani.

    Previous Article22 vjecarja përcillet për në banesën e fundit, vajtimi i të ëmës i bënë të gjithë për të qarë ‘O Ilaria ime, o shpirti mamit që s’ke më dritë në sy…’
    Next Article Neda Balluku ‘PERPLASET’ keq në prapaskena me ish banorin e BBVA? Ja cfarë u zbulua
    Të Fundit

    Rikthehet moti ekstrem, ja sa do të shënojnë temperaturat ditën e nesërme!

    July 10, 2025

    Cfarë po ndodh? Një person hidhet nga ballkoni i katit të pestë

    July 10, 2025

    Aksident i rëndë! Motori përplas biçikletën, dy drejtuesit e mjeteve…

    July 10, 2025
    Tv Show

    Pasi Shpati mohoi zërat për ndarje, partnerja nuk përmbahet më! “Godet” pas deklaratës së këngëtarit

    July 10, 2025

    Hëna e plotë në Bricjap “shkund” shenjat, Meri bën parashikimin e Horoskopit: Ja çfarë ju pret

    July 10, 2025

    E rëndë/ Një person hidhet nga ballkoni i katit të pestë (Detaje)

    July 10, 2025
    Horoskopi

    ‘Një 4 ditësh i fuqishëm, me rikthime të forta…’ Meri Gjini paralajmëron si asnjëherë më parë!

    July 10, 2025

    Sa keq! Ditën e Enjte do e mbulojnë të këqijat për këto shenja! Tradhëti, humbje dhe probleme familjare

    July 10, 2025

    Hëna e plotë më 10 korrik do të sjellë rritje të ndjeshme për këto tre shenja të Horoskopit

    July 9, 2025
    Këshilla Shëndeti

    7 përfitimet shëndetësore të karafilit qe nuk i keni ditur me parë

    May 1, 2025

    Lëngu i qepës besohet se ndihmon në rritjen e flokëve

    June 23, 2025

    Ylli Merja: Ja si të përdorni bananet në trajtimin e problematikave të…

    April 1, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.