Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    ‘Babi ku je, pse nuk të shoh…’ Historia rrënqethëse, prindërit kërkojnë ndihmë për sëmundjen e rrallë të fëmijëve të tyre

    0
    By admin on April 12, 2025 Të Fundit

    Denisa dhe Simoni ishin fare të rinj kur u njohën, u dashuruan dhe vendosën të lidhnin jetën së bashku. Ajo ishte nga Delvina, ndërsa ai nga Dhëmblani, fshati i vogël i Tepelenës, ku dhe hodhën themelet e para të familjes së tyre të re.

    Në 2018 erdhi në jetë vajza e tyre e parë, Desila, si një engjëll që do t’ua ndriçonte shtëpinë e do t’i nxiste të rendnin drejt një jetë më të mirë. Një vit më pas, Simoni e Denisa e lanë pas fshatin e tyre. Erdhën në Tiranë, në një shtëpi me qira, me shpresën që do të kishin mundësitë reja.

    Ardhja në jetë e dy vogëlushëve: Seit dhe Eldisa, u dha një gëzim të ri.

    Derisa kuptuan se në sytë e tyre të bukur e të qeshur, kishte një problem. Të vegjlit, ndërsa mësuan të ecnin, nisën të përplaseshin me sende, rrëzoheshin shpesh e nuk gjenin dot drejtimin e prindërve kur i thërrisnin.

    Pas shumë kontrollesh, mjekët dhanë lajmin që ua shembi botën dy prindërve: Seit sheh vetëm 5%, ndërsa Eldisa vetëm 2.5%. Të dy fëmijët u diagnostikuan me një sëmundje të rrallë dhe shumë të rëndë të syve, një sëmundje që përparon shpejt dhe që mund t’ua marrë shikimin përgjithmonë.

    Për Simonin, kjo ishte një plagë që hapej sërish. E kishte parë këtë errësirë më parë tek babai i tij, që kishte humbur shikimin nga njëri sy në moshë të re. Por nuk e kishte imagjinuar kurrë që e njëjta gjë do i ndodhte te fëmijët e tij të vegjël.

    Çdo mëngjes, fëmijët zgjohen duke kërkuar babain. Nuk e shohin, por ndiejnë praninë e tij. Zgjatin duart deri sa gishtat e tyre të vegjël prekin fytyrën e tij të lodhur, të lagur nga lotët.

    “Babi, ku je? Nuk shoh”- i thotë Seiti. Zëri i tij i vogël qëllon në zemrën e Denisës dhe Simonit si shigjetë.

    Tani, Denisa dhe Simon përballen çdo ditë me frikën se fëmijët e tyre do të rriten pa parë fytyrat e prindërve, pa parë dritën e diellit, qiellin apo çdo gjë tjetër.
    Fatmiresisht mjekët thonë se ka një shpresë, një mundësi për trajtim jashtë vendit, por koha është e shkurtër dhe nuk pret.

    Simoni e Denisa nuk kanë mundësi të mbulojnë shpenzimet. Çdo ditë është një betejë me kohën dhe pamundësinë. Nëse nuk trajtohen jashtë vendit, fëmijët do ta humbasin plotësisht shikimin.

    Ata luten për t’i çuar fëmijët jashtë, për t’i shpëtuar nga errësira që po u afrohet me hapa të shpejtë. Ata kanë nevojë për ndihmë, që Seiti dhe Eldisa të mund të shohin dritë e të jetojnë jetën me të gjitha ngjyrat e saj, thirrje që u bë në “Për Shqiptarët”.

    bora zemani elvis naci per shqiptaret top channel
    Previous ArticleNjë e Shtunë e qetë që i paraprinë një të Diele ‘shpërthyese’! Horoskopi për sot, ja cfarë parashikojnë yjet
    Next Article Kush e fiton BBVA4? Dy ish banorët e këtij sezoni tregojnë të vërtetën që ASKUSH nga ne nuk e paska ditur!
    Të Fundit

    Tmerr! Detaje të rënda nga ngjarja tr*nditëse në Greqi, ja si ndodhi vr*sja e 36 vjecares nga i shoqi

    August 23, 2025

    E rëndë! U paraqitet në gjendje të rëndë në spital, humb jetën e reja tek trauma

    August 23, 2025

    Tragjike! U vetëhodh nga pallati, humb jetën 32 vjecarja!

    August 23, 2025
    Tv Show

    Vetëhidhet nga kati i pestë i pallatit/ humb jetën 32-vjeçarja, dyshimet e para….

    August 23, 2025

    Tronditëse/ Mbytet 4-vjeçarja shqiptare, arrestohet nëna e saj

    August 23, 2025

    Njohje të reja dhe mundësi financiare/ Këto janë 4 shenjat më me fat të horoskopit për muajin Shtator

    August 22, 2025
    Horoskopi

    ‘Shumë gjëra të paqarta që do ju trazojnë mendimet!’ Horoskopi për sot, përgadituni për një ditë të vështirë!

    August 23, 2025

    E Premtja me sfida dhe tr*nditje të madhe! Horoskopi për sot, këto shenja duhet të përgaditen domosdoshmërisht

    August 22, 2025

    ‘Një ditë e re, një e premte e mbarë dhe shumë lekë për këto shenja!’ Horoskopi për ditën e nesërme

    August 21, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Keni dhimbje të gjurit? Ja kura natyrale që do jua largojë dhimbjet përgjithmonë

    February 5, 2025

    Kujdes nga këto simptoma, tregojnë që keni metale të rënda dhe toksina në trup! Ylli Merja: Ja si t’i largoni

    April 1, 2025

    7 përfitimet shëndetësore të karafilit qe nuk i keni ditur me parë

    May 1, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.