Hilsn

‘Më tradhëtuan dhe më…’ Bes Kallaku trondit rrjetin me rrëfimin e tij! Nxjerrë të pathënat e…

Aktori i humorit, Bes Kallaku ka qenë i ftuari i radhës në podcastin e Grida Dumës. Prej një kohe të gjatë, Kallaku nuk ka qenë pjesë e ekranit e aq më tepër intervistave.

Kësaj radhe ai ka folur hapur për zhgënjimet personale, mosmirënjohjen dhe raportin e tij me besimin.

Bes Kallaku u shpreh se zhgënjimet më të mëdha në jetë i ka marrë nga ato njerëz me të cilët përveç përditshmërisë, ka ndarë dhe bukën.

“Zhgënjimet më të mëdha janë nga ata që i ke pasur afër, nga ata me të cilët ke ngrënë bukë”, tha Kallaku, duke shtuar se thyerja e bukës për shqiptarët është një ligj i pashkruar.

Në bisedë me Grida Dumën, ai foli edhe për mosmirënjohjen, duke e lidhur atë me ndihmën e dhënë pa kushte.

“Ka diferencë mes me t’dhonë një dorë dhe me t’dhonë bukën. Unë mendoj se shumë njerëzve u kam dhënë jo vetëm dorën, por edhe bukën e përditshme”, u shpreh ai.

Bes Kallaku tha se ajo që të sjell më shumë përplasje me njerëzit është kur ke një shpirt të pastër. Ai gjithashtu foli dhe për gjeneratën sot dhe mungesën e theksuar të besimit. Aktori i humori tha se mbështetja më e madhe është tek zoti dhe tek e mira.

“Sado të zgjasë nata, do lindë dielli. Kur Zoti është me mua, kush mund të jetë kundër meje?”, tha ai.

Në fund, Bes Kallaku theksoi se rreziku më i madh nuk vjen nga armiku i hapur.

“Armikun e njeh dhe i ruhesh. Frika më e madhe është miku-armik”, u shpreh ai.

×