Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Çfarë ndodhi? Pirro Çako “i merr” këngën e famshme Parashqevi Simakut! Zhduken miliona klikime në YouTube

    0
    By admin on December 19, 2024 TvShow

    Është një prej këngëve më të famshme të Parashqevi Simakut, fituese e festivalit të 27-të në vitin 1988.

    Bëhet fjalë për këngën melodioze “E duam lumturinë”, ku Simaku shkëlqeu në skenën e festivalit të RTSH-së së bashku me korin e fëmijëve, duke u shpallur edhe kënga fituese.

    Kjo këngë ka ekzistuar në kanalin “YouTube” prej më shumë se 9 vitesh, e ngarkuar në një kanal jozyrtar, me plot 5 milionë e gjysmë klikime, e ku të shumtë ishin ata që riktheheshin herë pas here për ta dëgjuar.

    Mbi 200 mijë klikime, këngës iu shtuan vetëm gjatë javës së fundit, dhe kjo falë interesit të madh që ngjallën lajmet për këngëtaren në SHBA.

    Është vështirë të thuhet se Parashqevi Simaku ka përfituar ndonjëherë monetarisht nga këngët e saj.

    Por së fundmi diçka e çuditshme ka ndodhur me këngën “E duam lumturinë”. Versioni i vjetër me miliona klikime është fshirë nga YouTube, ndërsa kënga është rihedhur një ditë më parë, në mesin e interesit të shtuar për Parashqevi Simakun, nga kanali zyrtar i Pirro Çakos.

    Të drejtat e këngës duket se tashmë po i menaxhon kompania “FOLÉ PUBLISHING”. Vlen të theksohet se Pirro Çako është kompozitori i kësaj kënge me tekst të poetit të ndjerë Agim Doçi.

    Gjithashtu, shumë këngë nga albumi i fundit i Parashqevi Simakut, disa të padëgjuara më parë, janë hedhur së fundmi në Youtube, nga një kanal që me gjasë nuk ka të drejta për t’i publikuar dhe duke shfrytëzuar kështu momentin mesa duket për t’i monetizuar ato.

    Previous ArticleErdhi momenti, del lista e banorëve të BBVA4?! Kini parasysh, disa emra ASKUSH nuk i paska menduar!
    Next Article Dielli do të lind në 2025 për këto shenja: Fat, dashuri dhe mbi të gjitha shumë PARA….
    Të Fundit

    U bë nënë për herë të parë, ja emri i vecantë që Dafina Zeqiri zgjodhi për të birin!

    July 18, 2025

    E premte e trishtë dhe e z*zë! Këto tre shenja do përjetojnë një ditë shumë të vështirë!

    July 18, 2025

    Vranësira dhe reshje shiu në këto pjesë të vendit! Moti për sot, ja cfarë do ndodh me temperaturat

    July 18, 2025
    Tv Show

    E PREMTE “E ZEZË” – Gjithçka kthehet “përmbys” për këto tri shenja të horoskopit

    July 18, 2025

    Egli Tako më në fund e gjen dashurinë e vërtetë, e pret me trëndafila – kaq romantik se ka pasur as Olsin as Gjestin

    July 18, 2025

    E penduar për lidhjen me Jozin në BBV? Loredana Brati: Ndihem e tradhtuar…

    July 17, 2025
    Horoskopi

    E premte e trishtë dhe e z*zë! Këto tre shenja do përjetojnë një ditë shumë të vështirë!

    July 18, 2025

    Lumë si këto 4 shenja! Fat, mbarësi dhe lekë të madh deri në fund të vitit

    July 17, 2025

    Gati për të shkëlqyer! E Enjtja është dita me fat për këto 2 shenja sipas Paolo Fox

    July 16, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ju futen thonjtë në mish? Ylli Merja tregon kurën natyrale që ju shpëton në pak ditë

    February 4, 2025

    Ylli Merja: Ja si të përdorni bananet në trajtimin e problematikave të…

    April 1, 2025

    Shkenca flet: Një sy gjumë në mesditë forcon trurin!

    June 23, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.