Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Lushnjës, ku tre persona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti me thika.
Sipas burimeve nga policia, personat e përfshirë në sherr ndodheshin duke konsumuar pije alkoolike.
Dyshohet se debati ka nisur pas një zënke të çastit dhe më pas është përshkallëzuar në dhunë fizike.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Lushnjës, ku po marrin ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.





