Hilsn

Agravon situata në BBVA! Rogerti SHPERTHEN në ofendime ndaj Luizit, i përmend dhe Kiarën!

Situata në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka degraduar në ofendime të rënda personale dhe sulme të njëpasnjëshme të Rogertit ndaj Luiz Ejllit.

Gjithçka ka nisur ndërsa Luizi po bënte dush, ku Rogerti ka shpërthyer në një lumë akuzash për moralin, karrierën dhe të kaluarën e fituesit të BBV2.

Rogerti e ka nisur sulmin duke i përmendur Luizit paratë dhe karakterin: “Miliona euro të më japësh, t’i djeg në sy të gjitha, edhe pse kam nevojë edhe për 100 euro. E di ça problemi ke ti? Ti je mosmirënjohës në jetë. Pse? Erdhe si i mbaruar muajin e parë, bëre ça bëre për punë kontratash edhe o burra… s’ia di për nder vetes. Mos rri të na hapesh këtu për punë zinxhirash, na e ke vendosur arin në qafë kaq.”

Luizi, duke ruajtur qetësinë në dush, i është përgjigjur shkurt por me një paralajmërim të qartë:
“S’ka gjë, s’ka gjë. Unë bëj çfarë të dua. Ty të kam lënë për në fund. [Me ty do merrem në fund]. Ke për t’u penduar.”

Ofendimet e Rogertit janë rënduar më tej, duke përfshirë në debat edhe bashkëshorten e Luizit, Kiarën, si dhe duke i kujtuar hyrjen e tij të varfër në BBV2.

“Këngëtari i madh B.Q. E di kush je? Ti je majmun. Je majmun që je kthyer në njeri,” – ka bërtitur Rogerti, ndërsa Luizi e pyeti sërish me ironi: “E di sa ke për t’u penduar?”

“Ajo mbretëresha që të mban ty (Kiara), Zoti e rujt, por ti prapë ke tipare majmuni [vëlla]. Ti je lepur. Zoti të rujt. Kujdes me zinxhirin e arit [që mban në qafë]. Zinxhirin e arit ti e ke degradu. E mban mend kur ke ardh pa zinxhir, pa këpucë, pa brekë? E mban mend kush t’i dha? I nderumi me të degradumin. A kupton ku dua të dal apo jo?”

Rogerti nuk është ndalur me kaq. Ai e ka ndjekur Luizin edhe pasi ky i fundit doli nga dushi, duke e akuzuar për mashtrime me kontrata dhe hipokrizi fetare.

“Çfarë biznesesh ke ti? Se ndoshta mund të jem konsumator, nuk i dihet. Na trego ndonjë biznes… Përveç faktit që ditë-natë nuk zbaton kontrata, çfarë biznesi ke? Edhe ti e din pse,” – i është drejtuar ai Luizit.

Më tej, ai ka prekur edhe anën shpirtërore të këngëtarit:

“Si ka mundësi 3 vjet s’ke bërë hajer hala për shpirtin tënd? Ti e ke shit veten për te djalli edhe vendos kryqin për me të fal Zoti. Por është turp për ty se s’je as besimtar tamam siç duhet me qenë. Dua të di bamirësitë e tua, çfarë ke bërë o biond?”

Pavarësisht toneve të larta dhe ofendimeve të rënda, Luizi ka zgjedhur të mos bjerë pre e provokimit me të njëjtën monedhë, duke i përsëritur Rogertit vetëm fjalinë: “Ke për t’u penduar!”