Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga Policia pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën 15-vjeçare të bashkëjetueses së tij.
Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për autorin.
Gjatë seancës, 37-vjeçari me iniciale B.B. e ka pranuar aktin, por është mbrojtur duke thënë se marrëdhënia kishte qenë me pëlqimin e vajzës për 4 muaj rresht. Por, deklarata e së miturës është ndryshe, e cila në prani të psikologes ka treguar se prej katër muajsh është abuzuar seksualisht nga partneri i nënës së saj.
Ajo që ka shkaktuar reagime ka qenë pozicioni i nënës, e cila ka dalë në mbrojtje të partnerit dhe ka akuzuar të bijën për ngjarjen.
Kjo ka thelluar dyshimet mbi rolin e saj në këtë histori.
Për momentin, vajza është strehuar në një qendër për viktimat e trafikimit, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e krimit dhe përgjegjësinë e mundshme të nënës.