Hilsn

“Ai kishte borxhet e veta, unë të miat”, Seno Fishta “thumbon” që në hyrje: Ja si iu përgjigj krahasimit me Luizin

Shtëpia e Big Brother VIP Albania ka mirëpritur banorin më të ri, shkodranin Seno Fishta.

38-vjeçari, menaxher sportistësh dhe prej katër muajsh drejtues i një podcast-i politik dhe sportiv, ka hyrë në shtëpi me synimin për të ruajtur modestinë, por nuk i ka shpëtuar dot ngacmimeve të para.

Fishta zbuloi në klip se është i divorcuar, status që menjëherë hap dritaren për romanca të mundshme brenda shtëpisë.

Megjithatë, momenti kulminant ishte ballafaqimi me moderatorin Ledion Liço.

Duke qenë nga Shkodra, Ledioni i vuri në dukje se krahasimi me fenomenin Luiz Ejlli do të jetë i pashmangshëm nga publiku.

Me një batutë të menjëhershme dhe plot humor, Seno bëri dallimin mes tyre duke iu referuar historisë së famshme të borxheve.

“Luizi ka bërë një performancë të jashtëzakonshme, e ka mbajtur publikun me humor, por unë do të thoja që i kemi punët e ndara. Ai ka pasur borxhet e veta, unë të miat,” u përgjigj Seno Fishta, duke shkaktuar ovacione dhe të qeshura që në start.

×