Hilsn

Viti 2026 vjen i acartë! Meteorologia bënë paralajmërimin e fortë, ja cfarë do ndodh me temperaturat në fillim të vitit

Java ka nisur me mot të kthjellët dhe me diell, por e shoqëruar me temperatura shumë të ulëta në të gjithë vendin.

Meteorologia Tanja Porja bëri të ditur se temperaturat aktuale janë rreth 2-3 gradë më të ulëta se mesatarja sezonale, ndërsa fillimi i vitit të ri pritet të sjellë mot më të ftohtë, me reshje shiu dhe dëbore.

“Është shumë ftohtë. Është diku 2-3 gradë më ftohtë sesa një ditë normale dimri.

Ky vit po mbyllet me një temperaturë mesatare mjaft të lartë. Këto temperatura të ulëta do të freskojnë tablon mjaft të nxehtë të 2025-s

dhe fillimin e 2026-s i cili do të jetë i ftohtë, me shi dhe me dëborë,” u shpreh ajo.

Sipas meteorologes, temperaturat minimale në rang territori kanë zbritur deri në minus 5 gradë Celsius.

“Termometri i mëngjesit të sotëm ka vijuar me një tjetër rënie përveç asaj të ditës së diel. Kemi minus 5 deri në-2 për zonat malore. Pra minus 5 është vlera më e ulët sot në rang territori, kjo në zonat verilindore dhe në skajin verior.

Ndërsa në shtrirjen perëndimore, përfshirë kryeqytetin kemi temperatura nga 3-4 në brendësi të territorit deri në 7 gradë në vijën bregdetare. Vija bregdetare e bën disi diferencën, ndërsa gjithë pjesa tjetër përfshirë dhe veriperëndimin. Kemi vlera rreth 2 gradë.

Po ashtu Tirana, Elbasani 3 gradë celsius, si kundër edhe Berati Gjirokastra. Gjirokastra është shumë pranë zeros. Berati tre diçka mbi 3 gradë në mëngjesin e sotëm,” shtoi Porja.

Nga dita e nesërme parashikohen reshje të pakta, ndërsa fillimi i vitit 2026 pritet të shoqërohet me temperatura më të ulëta, me shi dhe dëborë në disa zona të vendit.

×