Hilsn

Sigurimi i automjeteve ndryshon, ja çfarë duhet të dinë shoferët nga 1 janari

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të ndryshojë përsëri siguracioni i makinës. Të gjithë ata drejtues mjetesh që kanë shkaktuar aksidente gjatë këtij viti do të paguajnë më shumë sigurim vitin tjetër.

Rregullorja e re për sigurimin e mjeteve hyri në fuqi në janar të këtij viti, duke marrë në konsideratë 7 faktorë risku që shtrenjtojnë siguracionin si fuqia motorike, mosha e shoferit, eksperienca e tij në drejtimin e makinës, përdorimi i mjetit, qarku i regjistrimit të mjetit dhe vjetërsia e makinës.

Kurse historiku me aksidentet nis të zbatohet nga janari i vitit të ardhshëm, pasi aksidentet apo dëmet e shkaktuara përpara vitit 2025 zerohen.

“Cilit modeli Evropian i jeni referuar për të miratuar rregulloren e faktorëve të riskut për sigurimin e mjeteve, bonus-malus? Apo është një rregullore shqiptare që ka probleme dhe arritje? Pse ne kemi vetëm 3 klasa, dhe kemi koeficiente në disa raste shumë të ulët, dhe në disa të tjera në anormalitet?”, pyeti Braçe.

“Nuk ekziston një model që i përshtatet çdo vendi. Këto janë faktorë minimal që mund të konsiderohen por mund të zgjerohen më tej për çdo shoqëri. Mund të mos jetë perfekte por është hap i madh, për të ndryshuar perceptimin e qytetarëve që të tregojnë kujdes në drejtimin e mjeteve, pasi që në 1 janar 2026 do të hyjë në zbatim dhe bonusi dhe malusi. Nëse incidenca e dëmeve në nivel vendi është 3.8 do të thotë që 3.8% e drejtuesve do të penalizohen, ndërsa të tjerët do të marrin bonus, që do të luhatet”, u përgjigj drejtuesja e AMF-së Mimoza Kaçi.

Drejtuesit e rregullt, marrin bonus vitin tjetër ose sigurim më të ulët, kurse drejtuesit ‘problematik’ do të marrin ‘malus’ ose sigurim më të lartë.

×