Hilsn

Askush nuk e paska vënë re! Flor Binaj ZBULON detajin e cuditshëm tek Diella

Vetëm disa javë pas krijimit të “Diella”, ministres së krijuar me Inteligjencë Artificiale, aktori Flor Binaj ka bërë një zbulim që nuk ishte vënë re më parë.

‘Ministrja’ Diella e nisi muajin Tetor Rozë me një mesazh sensibilizues, por Flor Binaj vuri re një detaj të çuditshëm në fotografinë e saj.

Ai zbuloi se Diella kishte plot gjashtë gishta në njërën dorë. Binaj shpërndau foton në InstaStory me ironi, duke shkruar:

“Diella s’do bëjë gabime dhe korrupsion thanë… ndërkohë Diella me 6 gishta në dorë…”.

Kjo vërejtje e mprehtë e Flor Binajt është bërë virale në rrjet.

 

×