Hilsn

Rabea tregon çfarë do t’i thoshte Mirit po ta takonte në BBVA

Bashkëshortja e Mirit, Rabea, ka emocionuar me dedikimin e saj virtual, duke zbuluar fjalët ekzakte që do t’i thoshte partnerit nëse do të kishte mundësinë ta takonte brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.

Ndërsa Miri vazhdon rrugëtimin e tij si një nga lojtarët më të fortë, mbështetja nga familja mbetet shtylla e tij kryesore.

Rabea u shpreh se përveç shprehjes së dashurisë dhe krenarisë për durimin që ai po tregon, do t’i jepte edhe një mesazh motivues për t’i kujtuar objektivin e vetëm: fitoren.

“Do i kisha thënë e para e punës që jam shumë krenare. Jam shumë krenare për ty. Edhe unë çuditem përditë kur të shoh live si e përballon situatën aty brenda, ku e gjen durimin. Patjetër i kisha thënë që e dua shumë, jashtë mase. Ne jemi mirë gjithë jashtë dhe fokusohu ti në lojën tënde dhe mos harro çfarë të kam thënë para se hyre në BBV që ti nuk ke ardhur vetëm për pjesëmarrje por ti ke ardhur për fitore. Ti je fituesi.”

Gjithashtu, e pyetur se cilin nga banorët e tjerë do të dëshironte të takonte, ajo veçoi Baby G, duke vlerësuar sjelljen e saj korrekte në shtëpi.