Çifti i njohur, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, kanë nisur zyrtarisht xhirimet për filmin e tyre të ri.
Lajmi është konfirmuar nga vetë këngëtari, përmes një videoje të shpërndarë në Instagram, duke emocionuar fansat që prej kohësh prisnin të shihnin projektin e shumëpërfolur të dyshes.
Në video, Luizi tregon se janë plotësisht të përkushtuar ndaj rolit dhe angazhimit të tyre në këtë projekt kinematografik.
Ky është bashkëpunimi i parë i çiftit pas eksperiencës së tyre në “Big Brother VIP”, e cila i ktheu në një nga dyshet më të komentuar në publik.
Fansat kanë shpërthyer me komente pozitive, duke pritur me padurim daljen e filmit në kinema.