Një debat i ashpër mes Rogertit dhe Stenaldos ka degraduar në ofendime personale dhe shumë të rënda, duke shkaktuar zemërim jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe te publiku që e ndjek.
Gjithçka ka nisur në oborr, ku tonet janë ngritur menjëherë. Në kulmin e nervozizmit, Rogerti i është drejtuar Stenaldos (i cili është person me aftësi të kufizuara në shikim) me fjalë që prekin dinjitetin njerëzor.
Rogerti, pa asnjë filtër, i ka thënë Stenaldos në fytyrë: “Të ka nam Zoti, të ka mallkuar Zoti ty,” duke iu referuar hapur gjendjes së tij fizike.
Stenaldo nuk ka qëndruar duarkryq përballë këtij sulmi të ulët. Ai i është afruar Rogertit dhe e ka paralajmëruar me tone të ashpra:
“Me mua bëj kujdes me fjalët që thua, a more vesh? Hajde bëje (veprimin)!”.
Situata është tensionuar aq shumë sa është dashur ndërhyrja e banorëve të tjerë për të shmangur përplasjen fizike, ndërsa Rogerti ka vazhduar me provokimet: “Ja bëje, hajde bëje!”.





