Hilsn

Ndryshimi i orës, akrepat kthehen 60 minuta mbrapa fundjavën e ardhshme

Ashtu si çdo vit, kalimi nga ora verore në atë dimërore do të ndodhë të dielën e fundit të tetorit.

Këtë vit, ndryshimi do të bëhet në mëngjesin e së dielës, më 26 tetor. Në orën 04:00, akrepat do të kthehen një orë pas, duke shënuar përsëri 03:00. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë për të gjithë.

Ndryshimi i orës zbatohet në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, si pjesë e një politike të

përbashkët për kursimin e energjisë. Megjithatë, debati për heqjen e këtij sistemi është ende i hapur dhe,

ndonëse është diskutuar prej vitesh, nuk është marrë ende një vendim përfundimtar.

×