Hilsn

Cfarë ndodhi? Banorja më e komentuar dhe e pëlqyer e BBVK, Elijona, kërkon të largohet nga shtëpia?

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Elijona, ka kaluar momente të vështira gjatë mbrëmjes së djeshme, duke shprehur hapur dëshirën për të lënë përfundimisht lojën.

Ajo është parë në një gjendje të rënduar emocionale dhe mes lotësh, duke deklaruar se e ka të pamundur të vazhdojë më tej rrugëtimin në format.

Në përpjekje për ta qetësuar, pranë saj kanë qëndruar Sasa dhe Edi. Ky i fundit, duke marrë shkas nga përvoja e tij e vitit të kaluar kur la lojën vullnetarisht, e paralajmëroi se do të pendohej.

“Do t’i biesh pishman… Kur të na shohësh nga televizori ke me i rënë pishman,” i tha Edi, duke i kërkuar të mos marrë vendime të nxituara.

Mbetet për t’u parë nëse Elijona do ta tejkalojë këtë krizë emocionale apo do të vendosë të ndërpresë garën në ditët në vijim.

×