Hilsn

‘TRONDITET’ shtëpia e BBVA! Pas Stines, një tjetër banor zgjedh të lërë shtëpinë sonte në Prime?

Ka nisur me shumë risi edicioni i pestë i “Big Brother VIP”.

Një nga formatet televizive më të ndjekura, i cili premton emocione të forta, debate të zjarrta, rrëfime personale, skandale, incidente dhe histori dashurie.

Me ardhjen e banorëve të rinj dhe krijimin e trekëndëshave të dashurisë duket se e gjithë vëmendja është kthyer tek ata.

Disa nga banorët janë lodhur nga “historitë e Për’puthen”, ashtu siç i quajnë ata dhe nuk po krijohet situata të reja.

Brikena ishte një nga banoret më të spikatura në fillim të edicionit është shprehur se mund të lërë garën përfundimisht sonte në mbrëmje sepse nuk e gjen më veten në shtëpi.

Ndonëse ndikim në gjendjen e saj ka padyshim edhe hyrja e Mateos dhe fakti që ata kanë pasur një njohje më përpara, një temë që u deshën disa ditë që të sqarohej.

Iliri: Nëse nuk do ishe e preferuar, nëse do ishe në nominim, po ty të do publiku

Brikena: Nuk e di

Iliri: Një paradë do ti, një të shkundësh këtu dhe aty, kaq, je Miss Kosova, kaq kanë për ëndërr. Rrinë e ndjekin është apo jo Briki. Ti i ke mendtë? Po për Zotin. E marr trurin e hedh jashtë, e kur ngrihesh ti që je në kanalin 1 dhe ikën, thonë ata o mos iku. Rrinë e shohin Big-un vetëm se je ti

Brikena: Jo, ça me më parë mua

Iliri: Nuk më beson?

Brikena: Jo

Iliri: Po më beso, je e preferuara e publikut.

×