Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Me shpirtin e copëtuar, flet i ati i 29 vjecarit që është akoma nën dhe ‘Ju lutem më gjeni djalin, të kem një vend ku t’i coj lule…’

    0
    By admin on May 5, 2025 Të Fundit

    Nerim Beshiri, babai i punëtorit 29 vjeçar që e ka zënë masivi i dheut prej mesditës së të shtunës dhe nuk është gjetur ende, i ka bërë një apel rrëqethës shtetit që ta ndihmojë të gjejë trupin e të birit.

    “Kërkoj ndihmë nga shteti, t’i gjej njërin gisht dhe ta çoj te shtëpia, te familja se nuk ka gjë më të madhe në botë të humbësh djalin. I bëj thirrje shtetit të sjellin aparatura, qen të specializuar, mjete, të gjej djalin e ta çoj te shtëpia, të di ku të hedh një tufë lule.

    Ka tre ditë që vijmë kërkojmë këtu me lopatë, nuk ka asnjë lloj mjeti. Po patët mundësi, ndihmoni si shtet”, është shprehur i përlotur Nerim Beshiri, duke kërkuar dëshpërimisht prej dy ditësh të gjejë djalin.

    Ardit Beshiri ka qenë duke punuar në një masiv dheu në pronësi të një fabrike kineze që merret me përpunimin e kromit, kur rezervuari aty pranë është çarë dhe sasia e madhe e ujit dhe inerteve e ka marrë përpara, përcjell newsbomb.al.

    Prej mesditës së të shtunës, 29 vjeçari po kërkohet nga familjarët dhe një ekip i vogël ushtarësh i dërguar nga shteti, por deri tani nuk ka asnjë shenjë.

    “Kanë ardhur 6-7 ushtarë, kanë ardhur vetëm me cizme dhe lopata. Nuk bëhet kjo punë kështu, duhen makina të mëdha. Na duhen mjete të specializuara apo edhe qen i përgatitur për zbulime të tilla. Kemi nevojë për ndihmë, institucionet të më ndihmojnë të gjejmë djalin”, u shpreh dhe dje babai i Arditit.

    Eskavatori është ndarë në disa copa, pasi gjatë kërkime, kryesisht nga banorët e zonës janë gjetur disa pjesë por asnjë gjurmë nga 29 vjeçari. Policia ka arrestuar drejtuesin teknik të shoqërisë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, shtetasin Ademir Lala, kurse nga kompania kineze ku punonte Ardit Beshiri nuk ka asnjë reagim.

    29 vjecari klos te fundit
    Previous ArticleRozana publikon video me ‘Gjestin’
    Next Article Valbona tani i tregon të gjitha: Ja cfarë i tha e ëma për Laert Vasilin pas daljes nga BBVA!
    Të Fundit

    Humbje dhe trishtim! Ndërron jetë aktorja e njohur, nuk mbahen lotet!

    August 25, 2025

    ‘Im atë iku, e unë mbeta jetim…’ Publikohet letra prekëse e Artur Zhejit për humbjen e të atit, tashmë ai i shkoi pranë!

    August 25, 2025

    ‘Tronditje të rrufshme…’ Meri Shehu shkund shenjat me paralajmërimin e saj, ja cfarë ka për t’iu thënë!

    August 25, 2025
    Tv Show

    Çfarë po ndodh në Vorë? Policia dhe disa ambulanca në vendngjarje, dyshohet për ngjarje të rëndë…

    August 25, 2025

    I zhdukur prej 19 ditësh/ Gjendet trupi i pajetë i biznesmenit të njohur në det (Foto)

    August 25, 2025

    Rikthehet përvëlimi??? Meteorologia: Ja si do të jetë moti në fund të gushtit dhe fillim shtatori

    August 25, 2025
    Horoskopi

    ‘Tronditje të rrufshme…’ Meri Shehu shkund shenjat me paralajmërimin e saj, ja cfarë ka për t’iu thënë!

    August 25, 2025

    ‘Ciftet e kësaj shenje do pësojnë lëkundje të mëdha, beqarët do kenë takime…’ Yjet paralajmërojnë ngjarje të mëdha në dashuri!

    August 25, 2025

    ‘Një ditë me trazira, cudira dhe plot frikëra…’ Yjet ju paralajmërojnë për këto ndryshime madhore

    August 24, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ja pse duhet te konsumoni majdanozin, limonin dhe mjaltin

    May 5, 2025

    Hithra kundër dhimbjeve të artritit… tri mënyra si ta përdorni

    April 29, 2025

    Vetëm 1 Lugë Sodë Buke Shuan Djegien e Zemrës Brenda Minutash – Ja Si Funksionon Ky Truk i Shpejtë Natyral!

    June 18, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.