Hilsn

Surprizë! Konfirmohet pjesmarrja e këngëtarit të njohur në “Big Brother VIP Albania 5”

Ethet e “Big Brother VIP Albania 5” kanë filluar të ndihen dhe tashmë kemi një emër të madh që pritet të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi duket se është gati të bëjë rikthimin e madh në sytë e publikut, por këtë herë jo përmes hiteve muzikore, por përmes bashkëjetesës me kamera 24 orë.

Sipas burimeve ekskluzive nga “Prive By Liberta Spahiu”, Kasapi është konfirmuar zyrtarisht si një nga banorët e sezonit të pestë.

Zërat nga Tirana bëjnë me dije se negociatat mes palëve janë mbyllur me sukses dhe ftesa tashmë është pranuar nga ana e artistit.

Pjesëmarrja e Shpatit, një figurë shumë e dashur dhe e komentuar e showbiz-it ndër vite, pritet të sjellë dinamika interesante dhe vëmendje të madhe në këtë edicion të ri.

Ky konfirmim vjen si një surprizë e këndshme për fansat e tij, të cilët do të kenë mundësinë ta shohin artistin në një dimension krejtësisht të panjohur më parë.

×