Hilsn

Aksident tragjik në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, humb jetën një 32 vjecar, dy të tjerë…

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Autostradën ‘Ibrahim Rugova’.

Gazeta Sinjali mëson se një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur sot, rreth orës 13:00, në kilometrin e 7-të të Autostradës “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Prizren – Morinë.

Sipas burimeve të sigurta të Sinjalit, në aksident janë përfshirë një veturë VW Tiguan me targa AB-856-NG, e cila drejtohej nga Ylli Tali, rreth 46-vjeçar dhe një kamion i tipit Mercedes me targa AB-480-JT, që drejtohej nga Kristal Korbi, rreth 36-vjeçsar, nga Shqipëria.

Si pasojë e përplasjes, Xhensila Xixa, rreth 32-vjeçare, pasagjere në veturën Tiguan, me banim në Fushë-Krujë, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Mjeku kujdestar që ka dalë në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e saj.

Ndërkohë, shoferi i veturës Ylli Tali dhe pasagjerja tjetër, Lavdi Xixa, rreth 36-vjeçar, janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku janë duke u trajtuar në emergjencë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar.

×