Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për pjesën e dytë të javës në një emision televiziv, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
Një katërditësh me një energji shumë të fortë.
Nga sot, kemi Diellin, Mërkurin dhe Plutonin në gradë të barabarta.
Kjo do të thotë që dita sot është shumë e rëndësishme, sidomos për vendimet për masën.
Kemi edhe një Hënë të re mbi Saturnin dhe Neptunin. Veproni me zemër dhe nisuni nga intuita juaj personale.
Dashi
E ka në një pozicion të tillë Hënën, Neptunin dhe Saturnin që është dominues dhe ndikues. Ka të bëjë me qartësime emocionale, me sqarime në raportet në çift. Do të ishte mirë që thjesht të jepni një përqafim, pasi nga sot fjalët janë të rënda. Duhet të jeni të butë dhe të ngrohtë. Marsi është tranzit dhe do e keni më të qartë dhe të kthjellët ecurin profesionale.
Demi
Nuk do të ndikojë drejtëpërdrejtë Urani te ju. Është një hyrje jo shumë komode që do punë, dhe jo spontanitet. Të lindurit në ditët e para të kenë kujdes. Jupiteri te Gaforrja ju favorizon shumë. Atë që keni në dorë është të tregoni më të mirën e emocioneve. Nuk do të habiteshim nëse do të jeni më romantik se asnjëherë. Dhe disa mund të marrin vendime të mëdha.
Binjakët
Një hyrje favorizuese, hyrja e pesëfishtë te Ujorët, për ecurinë tuaj profesionale. Por kjo i dedikohet parasë në vetvete, dhe jo zhvillimit në karrierë. Këto para bëhen nëpërmjet bashkëpunimeve afatshkurtra që do të mund të rrisin ekonominë. Hyrja katërkëndore e Hënës, Saturnit dhe Neptunit te Peshqit do të duhet të jenë të kujdesshëm emocionalisht.
Gaforrja
Kanë planetin e fatit dhe përballë nuk kanë asnjë hyrje. Kjo do të thotë që e kanë lojën në dorën e tyre. Nëse merrni vendime për zhvillime afatgjata, nuk dihet sa të sakta do të jenë. Vendimet afatgjata, nëse mund t’i shtyni, lërini pas datës 27, ku Neptuni kalon në një pozicion më të kthjellët për ju. Intuita është arma më e fortë për ju në këtë fundjavë.
Luani
Dielli dhe Mërkuri ballë për ballë tyre. Nesër në pritje të Marsit, por edhe Venusi aty. Kjo do të thotë që ndikon drejtëpërdrejtë në të lindurit në 10 ditëshin e parë të shenjës. Agjenda e Luanëve do të përcaktohet nga nevojat e njerëzve që i rrethojnë, në punë dhe në jetë. Të tjerët do të kenë zhvillime shumë të mira dhe me një vëmendje që ju duhet në çdo lloj ambienti.
Virgjëresha
Këshilla e vetme për ju është pak vëmendje te paraardhësit tuaj. Hyrjet katërkëndore nxjerrin në sipërfaqe disa detyrime që i keni prej kohësh. Mos nxitoni për t’i mbyllur këtë javë. Do të keni kohë pas datës 28 t’i mbyllni njëherë e mirë.
Peshorja
Kujdes me çështje gripi dhe virozash të kohës. Pjesët e tjera dhe hyrjet planetare e favorizojnë shumë për të patur një autoritet apo fuqi fjale në territoret tuaja profesionale. Do t’ju dëgjohet fjala dhe vendimet. Hëna te Peshqit nxjerr tendencën për pak hallakatje në orët e vona të natës.
Akrepi
Urani ballë për ballë. Të lindurit në ditët e fundit të shenjës do të planifikojnë agjendën e ngjeshur. Dita e sotme dhe e nesërme janë shumë të rëndësishme për dakortësira që kanë të bëjnë me fuqizimin ekonomik. Kujdes me komunikimin në çift. Sa më tolerant dhe të kontrolluar të jeni, aq më të qetë do të jeni; ndryshe, do t’ju duhet shumë kohë për t’u ekuilibruar.
Shigjetari
Në katërkëndësh, për të lindur vetëm në ditën e fundit. Kjo sjell ngarkesa emocionale që varen nga faktori fat. Kontrolloni mirë dhe mos u nxitoni. Të tjerët kthjellohen dhe qartësohen nga hyrjet planetare. Sa më shumë i afrohemi datës 27, aq më shumë është tendenca që të ndihen më inteligjentë. Që nga sot, është mirë të riprojektoni edhe njëherë agjendën dhe të vendosni takime me njerëz që mund të keni një ecuri pune.
Bricjapi
Me ngarkesa të brendshme emocionale, do të jetë ajo që do të ngjyrosë shijen e kësaj fundjave. Jo shumë optimist dhe pak të rënduar. Do të keni tendencën për të ndjerë anën negative të gjërave. Lërini mënjanë projektimet emocionale në punë, dhe përkushtohuni dashurisë. Nëse nuk e keni këtë të fundit, përkushtohuni në shoqëri.
Ujori
Kanë Diellin, Mërkurin, Venusin dhe Marsin nga nesër. Me laps e me letër duhet të shkruani problematikat dhe çfarë duhet evoluar. Gjeni ekspertët e duhur për një zgjidhje sa më të mirë. Dielli mbi Pluton sot do t’ju bëjë të ndiheni në udhëkryq. Ka ngarkesë, por ka edhe zgjidhje shumë të mira.
Peshqit
Buzëqeshja e qiellit është te Peshqit. Energjia e fortë planetare bashkëvepron shumë mirë për ju për humorin dhe për zgjidhje të mira. Arma e tyre e fortë është kreativiteti, kështu që duhet ta nxirrni në sipërfaqe intuitën. Kujdes me virozat e kohës. Qëllimi i kohës është të mbyllni çdo gjë që ju ka lodhur dhe ju ka stresuar tre vitet e fundit.





